• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBRESAT E TURISTËVE TË HUAJ/ “Shqipëria një surprizë e mrekullueshme, ua rekomandojmë të gjithëve”
Home
Ne sytë e të huajve

MBRESAT E TURISTËVE TË HUAJ/ “Shqipëria një surprizë e mrekullueshme, ua rekomandojmë të gjithëve”

20 July, 2019 F.autor Breaking News, Ne sytë e të huajve

Qyteti i Durrësit është kthyer në një destinacion tërheqës për turistët e huaj të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet në këtë sezon turistik.

Turistë nga Gjermania, Polonia, Austria, Bjellorusia apo edhe nga Norvegjia shprehen se Shqipëria është një surprizë e mrekullueshme dhe se do t’ua rekomandojnë të gjithë miqve për ta vizituar.

Ata janë surprizuar jo vetëm nga bukuria e bregdetit shqiptar, por edhe nga historia dhe kultura e vendit tonë.

“Unë jam nga Polonia dhe kam ardhur të vizitoj Shqipërinë së bashku më të dashurin tim. Gjatë qëndrimit tonë këtu vizituam bregdetin e Durrësit dhe më pas qendrën e qytetit dhe Muzeun Arkeologjik. Gjithashtu vizituam edhe disa zona malore në vend. Tirana më ka pëlqyer shumë, ka shumë njerëz të sjellshëm që janë gjithmonë gati për të ndihmuar. Çdo gjë këtu është e mrekullueshme. Nga ushqimet, kemi shijuar mëngjesin, byrekun, kosin, ndërsa i dashuri im do të preferonte më shumë mishin. Ndërsa për rakinë thjesht kam dëgjuar që është një pije tradicionale shqiptare, por nuk e kam provuar ende”, – u shpreh turistja polake.

Një tjetër turist polak tha se ishte surprizuar nga ajo çka kishte gjetur në Shqipëri. “Kam 5 ditë që kam ardhur këtu. U surprizova kur erdha në Shqipëri, sepse e kisha për herë të parë dhe mendoja se i përkiste një tjetër niveli. Por tani që ndodhem këtu, mendoj se ky vend qëndron shumë më lart. Miqve të mi do t’u rekomandoja të vizitonin Shqipërinë, ky është një vend i mrekullueshëm”, – tha ai për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Një turiste nga Austria e cila ka zgjedhur të vizitojë vendin tonë së bashku me familjen u shpreh se Shqipëria është një vend i këndshëm.

“Unë jam nga Austria dhe kam ardhur këtu së bashku me familjen time. Kemi rreth 5 ditë këtu. Sot ndodhemi në qytetin e Durrësit dhe nesër do të vizitojmë Tiranën. Shqipëria është një vend i këndshëm, është pak më ndryshe nga vendet e tjera europiane. Njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm dhe mendoj se turizmi në këtë vend ka gjasa të zhvillohet edhe më shumë. Bregdeti më ka pëlqyer shumë”, – tha ajo.

Edhe turistë nga Gjermania kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë në këtë sezon.

“Vij nga Berlini, Gjermania. Kjo është hera e parë që vij në Shqipëri. Në një artikull në Gjermani lexova për Shqipërinë dhe më ka pëlqyer shumë si vend, madje dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm. E nisëm udhëtimin tonë me autobus nga Shkodra në Berat, Gjirokastër. Kam provuar shumë ushqime tradicionale që ishin shumë të shijshme. Himara më ka pëlqyer shumë. Unë flas shumë pak shqip”, – u shpreh turisti gjerman.

Guida e Muzeut Arkeologjik, për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se muzeu është i hapur për vizitorët nga ora 09:00-19:00 të mbrëmjes, teksa pas kësaj ore zhvillohen dhe shfaqje të ndryshme, me muzikë dhome apo takime të ndryshme kulturore.

“Ky muze mirëpret turistë të huaj nga e gjithë bota. Në muajt korrik dhe gusht, numri i vizitorëve është edhe më i lartë”, – tha ajo për ATSH.

Në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, por dhe në Golem, gjen jo pak turistë të huaj.

“Jam një mjek me profesion dhe vij nga Norvegjia. Kam ardhur të vizitoj qytetin e Durrësit dhe mendoj se ky është një vend fantastik. Unë e kam vizituar këtë vend edhe herë të tjera dhe sa vjen e përmirësohet më shumë. Në këtë vend mund të gjesh njerëz të mrekullueshëm dhe ushqim të shkëlqyer dhe shumë nga bashkëkombësit e mi po e vizitojnë Shqipërinë për të parë plazhet, sepse kanë zbuluar se këto plazhe janë fantastike, njerëzit janë të mrekullueshëm, ushqimi është i shijshëm. Ky është mesazh që unë e kam shpërndarë edhe në vendin tim. Kam pothuajse dy muaj që ndodhem këtu. Zakonisht kur vij qëndroj në Tiranë, Durrës, por sigurisht që kam vizituar edhe pjesën jugore në vend dhe mund të them që zona bregdetare është një mrekulli. Nga ushqimet do të veçoja qebapin, më pëlqen shumë, dhe gjithashtu rakia”, u shpreh ai për ATSH.

“Unë vij nga Bjellorusia. Kemi tri javë këtu në Durrës e na kanë mbetur edhe tri ditë të tjera. Na është dhënë një mundësi shumë e mirë për të vizituar një vend kaq të këndshëm si Shqipëria. Shqipëria është një vend i ri për ne. Patëm mundësinë të njiheshim me njerëz të mirë nga vende të ndryshme. Provuam gjithashtu edhe ushqimet tradicionale të Shqipërisë. Kemi vizituar vende të ndryshme në Shqipëri si Beratin, Gjirokastrën… etj. Ushqimi këtu nuk është shumë i shtrenjtë dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm. Na kanë pëlqyer edhe hapësirat publike që ofron plazhi këtu pranë, ndërsa deti është kudo i mrekullueshëm”, – u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIA DHE JOEL LUAJNË BASHKË/ Kjo video do t'jua zbukurojë ditën
Previous article HUMBJA NË "WIMBLEDON" LË PASOJA/ Ja vendimi drastik që merr Federer për...

F.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT