• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
MBRËMJA GALA/ Fondacioni Kulturor “Harpa” nderon poetin Fatos Arapi
Home
Kulturë

MBRËMJA GALA/ Fondacioni Kulturor “Harpa” nderon poetin Fatos Arapi

23 December, 2018 F.autor Kulturë

Ka përfunduar edicioni i gjashtë i çmimeve kombëtare “Harpa”, i cili si çdo vit tjetër ka mbledhur figura e personalitete të njohura në një mbrëmje gala. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore, e kthyer tanimë në një traditë, ka sjellë në vëmendjen e publikut emra, institucione e personazhe me kontribute të vyera në disa fusha të artit, kulturës e letërsisë.

harpa

Fjalën e hapjes e mbajti presidentja e fondacionit “Harpa”, Majlinda Rama, e cila theksoi se çmimet “Harpa” edhe këtë vit shkojnë për emra dhe institucione që i kanë shërbyer të mirës së përgjithshme, që kanë ndihmuar në rritjen e cilësisë dhe përsosjes së artit dhe kulturës si dhe në zhvillimin dhe ngritjen imazhit kombëtar në botë.

Kështu, çmimin e madh “Harpa” e dorëzoi drejtuesja e fondacionit Rama për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, me motivacion “Për kontribut të çmuar në ngritjen dhe thellimin e dijes, për arritje të veçanta në shkencën dhe kulturën kombëtare shqiptare”. Këtë çmim e tërhoqi akademiku i asociuar Shaban Sinani, i cili u shpreh se “ky është një gjest fisnik që fondacioni ‘Harpa’ i jep këtë mirënjohje Akademisë së Shkencave. Ky është një çmim në çastin e duhur, që ne e vlerësojmë shumë.

fondacioni

Ky është i vetmi çmim, mesa di unë, që i është dhënë Akademisë së Shkencave që nga krijimi i saj në 46 vjet dhe i vjen në një moment ringritjeje, kur më shumë ka kritika për të sesa vlerësime. Është një inkurajim vërtetë shumë i rëndësishëm për ne. Akademia e Shkencave i njeh detyrimet e saj edhe për trashëgiminë shpirtërore, por ky çmim na bën të vlerësojmë më me përgjegjësi mundësitë për bashkëpunim më të frytshëm me fondacionin ‘Harpa’ dhe institucionet kulturore e shkencore”, tha akademiku i asociuar Shaban Sinani në emër të ASH-së. Gjatë ceremonisë, akademiku i asociuar Gjovalin Shkurtaj u ftua të dorëzonte çmimin e personalitetit “In memoriam”, që fondacioni “Harpa” këtë vit ia akordoi poetit Fatos Arapi, i ndarë nga jeta disa muaj më parë.

48379394_2537656059582557_8258661539666460672_n

Edhe prefekti i Qarkut Fier, Baki Bala, u shpreh se kjo natë është në nderin e qytetit të Fierit, pasi brenda një salle të vogël gjendet e gjithë Shqipëria bashkë. Sipas Balës, merita i shkon fondacionit “Harpa”, që ka mundur ta mbajë e ta përsosë këtë aktivitet nga viti në vit. Ndërkohë, kryetari i Këshillit të Qarkut, Vangjel Ndreka, ka thënë se fondacioni “Harpa” është vlerë e shtuar kombëtare, që ka ditur t’i japë një fytyrë serioze këtij çmimi, duke e bërë atë një ndër më autoritarët në rang kombëtar dhe jo vetëm.

Ndërkohë, “Njeriu i vitit 2018” u shpall spikeri i mirënjohur Dhimitër Gjoka me motivacion “Për kontribut në fushën e gazetarisë televizive. Prezantues që përçon profesionalizëm, besueshmëri dhe autoritet. Figurë dhe zë i dashur për publikun”. Shkrimtari Virion Graci u shpall shkrimtari më i mirë me motivacionin “Shkrimtar me vlera të larta krijuese. Autor me individualitet krijues që ka krijuar kode unike ligjërimi, duke pasuruar prozën romanore shqipe”. Ndërkohë, u vlerësua aktori i njohur Nikolla Llambro, balerini i ri i talentuar Endri Qendro etj.. Mbrëmja u shoqërua nga surpriza të shumta dhe pati karakter festiv. Ky është i gjashti vit që nga “Harpa” jepen çmime në fundvit, duke u vlerësuar një sërë emrash të personaliteteve që kanë kontribute të rëndësishme në fushat e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘O SA MIRË ME QENË SHQIPTAR"/ "Tifozat Kuq e Zi" festojnë 15-vjetorin me këngë e valle
Previous article PAK DITË PAS SHKARKIMIT/ Jose Mourinho rikthehet në vendlindje por... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT