Si çdo vit Familja Presidenciale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizon ‘Mbrëmjen e Ndërrimit të Viteve’, duke ftuar kështu të gjithë personalitetet më të rëndësishëm të vitit.
Vëmendja gjithnjë ka rënë mbi Presidentin e SHBA-së, por këtë herë siç duket gjërat kanë ndryshuar.
Fustani i veçantë i Melania Trump (Zonjës së Parë të SHBA-ve) i ka lënë të gjithë “pa mend”, kjo për arsye se ajo dukej shumë elegante me të.
Një veshje e cila ka kushtuar 4000 dollarë, i stilit “barron”, që i siguroi Melanisë përveç të tjerash, edhe “kurorën” e mbrëmjes.
Fustani i saj shkëlqente nga disa lule të qëndisura enkas për veshjen e mbrëmjes gala.
Nga ana tjetër të gjithë fëmijët e Trump kanë parakaluar para kamerave dhe aparateve fotografikë gjatë momentit hyrës në ambjentet ku mbahej mbrëmja.
Ivanka me familjen e saj kaloi veçmas, po ashtu edhe Lara Trump me bashkëshortin e saj.
Vetë Presidenti Trump ka preferuar që të veshë një kostum serioz në ngjyrë të zezë me këmishë të bardhë sigurisht dhe me një papion të zi, që dukej mirë në sytë e pjesëmarrësve.
Përgatiti: AlpeNews.al





