Ditët e fundit, ish drejtues të UÇK po përballen me akuza për krime lufte në Gjykatën Speciale të Hagës.
Kjo histori ka rikthyer akuzat e Kryeministrit Edi Rama për kryetarin e PD, Lulzim Basha, nga ku ka drejtuar gishtin sikur ka punuar kundër ish-krerët e UÇK-së me rolin e tij si përkthyes pranë UNMIK asokohe.
Deklarata që përforcohen akoma dhe më shumë nga intervista e vitit 2013 të ish drejtuesit të UÇK-së, Ibrahim Kelmendi për gazetën “Dita”. Kelmendi zbuloi se Basha së bashku me Argita Maltezi punonin si përkthyes dhe punonin në një zyrë të drejtuar nga Beogradi.
“Zoti Lulzim Basha dhe zonja Argita (Berisha) Maltezi dhe të tjerë kuadro nga Republika e Shqipërisë i kishte angazhuar UNMIK-u dhe institucione të tjera si “përkthyes”. Nga një koleg i tyre jam informuar se UNMIK-u përkthyesit nga Shqipëria dhe Kosova i paguante 2 mijë e 200 USD në muaj.
Por këto kuadro të apostrofuara dhe të tjerë nga Tirana kanë pas edhe një zyrë tjetër angazhimi, rrjedhimisht edhe pagë tjetër, në Veriun e Kosovës, i cili qeverisej nga Beogradi. Atje me strukturat përkatëse të Serbisë janë angazhuar për të grumbulluar “fakte” për krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj popullsisë civile serbe dhe shqiptare, si profesionistë të vyer që ishin dhe ndonjëri prej tyre edhe si njohës të gjuhës serbe. Dosjet që i bashkë-përgatitën institucionet neofashiste të Beogradit dhe ai staf nga Tirana po i shfrytëzojnë tani prokurori i EULEX-it, Salustro dhe salustrot e tjerë të këtij Misioni. Tashmë po vërtetohet se kanë përgatit dosje për procese të montuara kundër ish-komandantëve të UÇK-së,” deklaroi Kelmendi 7 vite më parë.