Sot në orën 17:00, Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën e radhës plenare, ku në rend dite është parashikuar miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17 tetor 2024.
Gjatë kësaj seance, në kuadër të javës që gjelbër, pritet të diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit dhe qytetarët në terren.
Diskutimet do të zgjasin jo më shumë se 4 orë. Kujtojmë se seanca plenare e 17 tetorit u shoqërua me tensione, pasi opozita vijoi mosbindjen civile, duke përshkallëzuar protestat përballë Kuvendit. Deputetët e opozitës u përplasën me Gardën dhe forcat e Policisë jashtë ambienteve të Kuvendit.
Dita e nesërme pritet të sjellë një protestë të re nga opozita, e cila ka paralajmëruar bllokimin e disa akseve kryesore të vendit, jo vetëm në Tiranë.


