• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLIDHET SOT KONKLAVA/ 133 kardinalë nga e gjithë bota votojnë për Papën e ri
Home
Nderkombetare

MBLIDHET SOT KONKLAVA/ 133 kardinalë nga e gjithë bota votojnë për Papën e ri

7 May, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Vatikani njoftoi se do të ndërpresë të gjitha komunikimet telefonike brenda qytetit-shtet të vogël gjatë konklavës për të zgjedhur një papë të ri, duke sqaruar se Sheshi i Shën Pjetrit nuk do të preket. Konkretisht, sinjali i të gjithë ofruesve të telefonisë celulare brenda territorit të Vatikanit do të çaktivizohet sot nga ora 15:00. Komunikimi telefonik do të rikthehet pas shpalljes së zgjedhjes së papës së ri.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, sqaroi për gazetarët se ndërprerja e komunikimeve telefonike nuk do të prekte Sheshin e Shën Pjetrit. Mijëra besimtarë pritet të mblidhen në sheshin përpara Bazilikës së Shën Pjetrit, duke pritur shpalljen e pasardhësit të Papa Françeskut, i cili vdiq më 21 prill.Në total, 133 kardinalë nga e gjithë bota do të thirren të votojnë për papën e ardhshëm, udhëheqësin shpirtëror të 1.4 miliardë të katolikëve në të gjithë botën. Zgjedhjet po zhvillohen në fshehtësi të plotë dhe kardinalët duhet të dorëzojnë telefonat e tyre celularë kur të hyjnë në konklavë.

Votimi i parë pritet tre orë pas fillimit të Konklavit. Sipas ritualit, nga oxhaku i Kapelës Sistine del tym i bardhë nësë zgjidhet Papa i ri në të kundërt del tym i zi. Askush nuk e di se cili nga kardinalët është favoriti për t’u bërë Papa i ardhshëm dhe as sa do të zgjasë mbledhja e Kolegjit të Kardinalëve.

Qëllimi i krahut konservator është të zgjedhë një Papë i cili do të përqendrohet më shumë në çështje që kanë të bëjnë më shumë me besimin katolik, thelbin e tij, dhe më pak në problemet e përditshme me të cilat u përball Papa Françesku, në një shkallë që i shqetësoi disa, siç janë ndryshimet klimatike dhe imigracioni.

Nga ana tjetër, krahu progresiv dëshiron të zgjedhë një Papë që do të vazhdojë në gjurmët e Françeskut dhe ndoshta do të shkojë edhe më tej. Edhe pse Konklava aktuale përbëhet nga kardinalë të emëruar kryesisht nga Françesku, kriteri i saj nuk ishte të ndikonte në zgjedhje në ndonjë drejtim specifik, por ta bënte trupin përfaqësues, pasi shumica e kopesë katolike është jashtë Evropës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRAG LUFTE/ India sulmon Pakistanin pas masakrës në Kashmir, urdhërohet evakuim i banorëve
Previous article E BUJSHME/ E konfirmon Federata Spanjolle, organizimi i Botërorit 2030 i besohet Eduard Dervishajt

s.autor

Postime të ngjashme

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim Botë

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë Botë

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon Botë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT