• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLIDHET SOT KËSHILLI I BE-SË/ Diskuton për dialogun Kosovë-Serbi
Home
Rajon

MBLIDHET SOT KËSHILLI I BE-SË/ Diskuton për dialogun Kosovë-Serbi

15 November, 2021 s.autor Rajon

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të kenë si pikë të parë angazhimin dhe situatën në Ballkanin Perëndimor në takimin e sotëm në Bruksel.

Ministrat do të diskutojnë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa dokumenti për diskutim është përgatitur nga Shërbimi i Politikës së Jashtme të BE-së (EEAS).

Në dokument thuhet se në muajt e fundit “nuk ka pasur përparim në dialog”, dhe se atmosfera e përgjithshme rreth bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është “ende e ndërlikuar”.

Fokusi duhet të kthehet në zbatimin e obligimeve ende të paplotësuara nga dialogu, duhet të përmirësohet atmosfera përmes lëvizjeve konkrete pozitive dhe të punohet në përparimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim, dhe rrjedhimisht në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë. “, thuhet në dokumentin e përgatitur për diskutim ministror.

Vendeve anëtare u kërkohet të vazhdojnë të mbështesin ndërmjetësuesit e BE-së në dialog, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak, dhe në një “nivel të lartë dialogu me Beogradin dhe Prishtinën”.

Përveç dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, ministrat e BE-27 do të diskutojnë situatën në Bosnjë e Hercegovinë, për të cilën Brukseli vlerëson se është aktualisht në “krizën më të keqe politike që nga miratimi i Dejtonit”.

EEAS thekson se zgjidhja mund të shihet në dialog, para së gjithash brenda BeH-së dhe se deri më tani në Bruksel nuk ka mbërritur asnjë propozim zyrtar për heqjen e mundshme të sanksioneve për zgjidhjen e bllokadës politike në BeH.

Në takimin në Bruksel, ministrat e jashtëm do të diskutojnë edhe sanksionet ndaj Bjellorusisë, për shkak të situatës me emigrantët në kufijtë me Poloninë dhe Lituaninë.

Ministrat nuk do të miratojnë masa të reja kufizuese të hënën, por do të miratojnë kuadrin ligjor për futjen e paketës së pestë të sanksioneve ndaj Minskut zyrtar, këtë herë kundër atyre që janë përgjegjës për krizën migrante, humanitare dhe gjeopolitike në kufijtë e jashtëm të BE-së. /Kosova Press

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PD MBLEDH SOT KRYESINË/ Basha sërish përballë me mbështetësit e Berishës për mbledhjen e Kuvendit
Previous article "NE JEMI KËTU SEPSE DISA FLENË"/ Iliri i shqetësuar, ja ARSYEJA

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT