• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLIDHET KOMITETI SHQIPËRI-AZERBAJXHAN/ Balluku: Ka ardhur koha për linjë direkte fluturimi Tiranë-Baku
Home
Politikë

MBLIDHET KOMITETI SHQIPËRI-AZERBAJXHAN/ Balluku: Ka ardhur koha për linjë direkte fluturimi Tiranë-Baku

4 May, 2023 s.autor Politikë

Këtë të enjte u mblodh në Tiranë Komiteti i Përbashkët mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, në fokus të të cilit ishin zhvillimet ekonomike, teknologjike dhe ato industriale.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherës ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se bashkëpunimet mes dy vendeve janë të hershme, sidomos në çështjet energjetike, për të cilat Azerbajxhani ka dhënë kontribut kyç.

Mes tjerash, Balluku u shpreh se një tjetër temë, e cila u diskutua ishte ajo për aviacioni civil. Sipas saj, ka ardhur koha që Shqipëria dhe Azerbajxhani të kenë linja direkte fluturimi, pasi kjo është kërkesë e përbashkët e dy qeverive.

Fjala e plotë e Ballukut:

Pata kënaqësinë sot të kem në Tiranë Komitetin e përbashkët midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, përsa i përket zhvillimeve ekonomike, teknologjike dhe atyre industriale. Me ministrin e Energjisë së Republikës së Azerbajxhanit ne kemi një bashkëpunim të hershëm përsa i përket të gjitha çështjeve energjetike dhe mbështetjeve që ne marrim nga qeveria e Azerbajxhanit, por sot biseda qe mjaft konstruktive dhe Komiteti i krijuar dy palësh arriti në disa konkluzione që më pas u firmosën në një protokoll midis dy grupeve.

Duhet thënë që patjetër fusha energjetike është ajo që ka interesin më të madh midis dy palëve, duke patur parasysh projektet e rëndësishme që kemi si gazifikimi i Korçës apo ekspansioni i konsorciumit TAP, gazi i lëngshëm në portin e triportit të Vlorës dhe shumë projekte të tjera të rëndësishëm që ne prej kohësh i kemi komunikuar me publikun.

Por, nga ana tjetër edhe në fushën e agrikulturës, por edhe në fushën e edukimit dhe të kulturës u diskutuan gjatë të gjitha mënyrat sesi mund të bashkëpunojmë nga shkëmbimi i eksperiencave dhe deri tek mbështetja e ndërsjellët midis dy vendeve.

Ndërkohë duhet pasur parasysh që një tjetër fushë interesi midis dy vendeve tona është ajo e transportit, duke vënë një fokus kryesor në transportin e aviacionit civil. Pra, aviacioni civil ishte nga çështjet që diskutuam sot pasi një linjë direkte midis dy vendeve tona, midis dy kryeqyteteve Baku dhe Tiranës është një kërkesë e të dyja qeverive.

Duhet thënë që ky komitet është ngritur në një moment shumë të rëndësishëm në vitin e 30, pra ne festojmë tashmë 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit dhe në një moment kur marrëdhëniet tona janë shumë intensive dhe në kuadrin më të mirë të këtyre 30 viteve.

Unë do të desha ti lë fjalën kolegun tim dhe patjetër ne në të ardhmen do të kemi mundësi që të adresojmë të gjitha ato hapa që do të hidhen, pasi me firmosjen e protokollit sot tashmë nis puna konkrete për realizimin e gjithçka je që ndërmorëm dhe u angazhuam sot në tryezën e përbashkët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Shoferi harroi frenat e dorës, autobusi përplas tre nxënëse në Greqi
Previous article VRASJA E NIKULAJT/ DOSJA: Organizatori Haxhia përdori të fejuarën si ‘ndërmjetëse’ për marrjen e makinës me qira dhe blerjen e motorit

s.autor

Postime të ngjashme

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët Politikë

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët

DAJA I SAJ PLAGOSI ME DRAPËR ISH-VJEHRRIN/ Reagon për herë të parë Zegjine Çaushi: Kur i takova, u thashë që... Politikë

DAJA I SAJ PLAGOSI ME DRAPËR ISH-VJEHRRIN/ Reagon për herë të parë Zegjine Çaushi: Kur i takova, u thashë që...

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike Breaking News

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT