Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Komisioni i Sigurisë ku po diskutohet projekt buxheti i vitit 2021 ka kërkuar më shumë mbështetje për policinë e shtetit.
Nga komisioni ka deklaruar se kemi nevojë për ndërtimin e një qendre trajnimi.
“Ministira e Brendshme ka nevojë për mbështetje më të madhe. Kemi nevoja madhore për laboratorin e policisë së shtetit. Kampusi qendror i policisë së shtetit projekt i madh. Kemi nevojë për drone jemi shtet me polici të vogël. Ndërtimi i një qendra trajnimi për shtruktura të brendshme
Vendi ynë është një vend që ende që ende sfidohet nga krimi i organizuar dhe emigracioni. Na duhet të shtojmë kapacitetet. Projekte të mëdhaja sa i përket monitorimit të kufirit. Duhet teknologji në analizën e komunikimeve elektronike.
Komisariatet kanë nevoja të mëdhaja për investim ne kemi hartuar projektet dhe presim financim. ne duam të ndërtojmë një qendër të madhe multifuksionale. Na duhet të shtojmë kapacitetet e trajnimit. Pikat e kalimit kufitar nuk janë më dinjitozet. Kjo është një çështje e ministrisë së brendshme dhe të financave. Këto janë gjërt për të cilat në të ardhmen duam mbështetje.
Tani do kaloj me këto mundësi që janë dhe të adresojmë këto problematika”, tha Lleshaj mes të tjerash.
Vijon…


