• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLIDHET KËSHILLI POLITIK PËR REFORMËN ZGJEDHORE/ Gjiknuri: Jam i lumtur për kthesën e madhe të PD-së!
Home
Politikë

MBLIDHET KËSHILLI POLITIK PËR REFORMËN ZGJEDHORE/ Gjiknuri: Jam i lumtur për kthesën e madhe të PD-së!

16 January, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore i ngritur dy ditë më parë me dakordësinë e të gjitha palëve politike si parlamentare dhe jashtë parlamentare do të zhvillojë sot mbledhjen e tij të parë.

Mbledhja e sotme do të drejtohet nga dy bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të përfaqësohet nga Ervin Bushati, grupi Parlamentar Demokrat nga Alban Zeneli, emër që ka zëvendësuar sot atë të Myslim Murrizin dhe grupi parlamentar i pavarur nga Nimet Musai. Report Tv mëson se zëvendësimi i Murrizit ka ardhur për shkak se disa prej anëtarëve të grupit parlamemtar demokrat nuk ishin dakord me këtë vendim.

Ndërsa opozita jashtëparlamentare ka vendosur të caktojë 5 përfaqësues në këtë këshill. Dy nga përfaqësuesit janë edhe anëtarët e tryezës së djeshme që solli marrëveshjen e shumëpritur për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi nga PD dhe Petrit Vasili. Ndërkohë tryezës do t’i shtohen edhe Mesila Doda nga PDIU, Fatmir Mediu nga PR dhe Vangjel Dule, PBDNJ. Ky vendim u mor mbrëmjen e sotme në mbledhjen e aleatëve të djathtë në selinë blu, e cila zgjati për rreth dy orë.

Në tryezën e Këshillit do të jenë edhe ekspertët e komisionit për të adresuar projekt propozimet përkatëse për Reformën Zgjedhore.

Bashkë-kryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri pas takimit të Këshillit Politik u shpreh për mediat se prioritet i ekspertëve të hartimit të draftit janë cështjet e administrimit të zgjedhjeve, ndërsa në plan të dytë vendosi ndryshimin e sistemit duke e lënë derën të hapur.

“Kjo është një tavolinë formale, roli u mbetet përfaqësuesve politikë. Prioritet për këtë grup pune është objekti i punës së komisionit, cështjet e administrimit zgjedhor, pse jo edhe të sistemit. E rëndësishme është që të  fokusohemi. PD-ja ka bërë një kthesë të madhe nga qëndrime te saj ekstremiste dhe unë jam shumë i lumtur, që PD-PS dhe të tjerat u ulën për kompromis” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Xhevdet Ferri
Previous article BABA PËR HERË TË PARË/ Ferhati publikon foto me të shoqen dhe vogëlushin

Delo.autor

Postime të ngjashme

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri Politikë

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë Aktualitet

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë Politikë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT