• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLIDHET KËSHILLI I MANDATEVE/ Çuçi përplaset me Bardhin: Berisha u bë kryetar, duhet të ishe dorëhequr! Demokrati: Të morën në telefon për Olta Xhaçkën
Home
Politikë

MBLIDHET KËSHILLI I MANDATEVE/ Çuçi përplaset me Bardhin: Berisha u bë kryetar, duhet të ishe dorëhequr! Demokrati: Të morën në telefon për Olta Xhaçkën

17 January, 2025 s.autor Politikë

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve u përfshi nga debatet mes PD dhe PS. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka propozuar një nismë e cila parashikon që deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet e krimit. Bardhi u kundërshtua nga Çuçi i cili tha se një gjë e tillë kërkon ndërhyrje në Kodin Penal, ndërsa shtoi se aplikacionet nuk përmenden në ligj.

Duke iu drejtuar Bardhit ai i tha këtij të fundit se ndryshon deklaratat herë pas here, ndërsa solli në vëmendje qëndrimet e demokratit për liderin e opozitës, Sali Berisha. “Je mësuar, një gjë e deklaron sot, e mohon nesër. S’duhet të ishe këtu. Duhet të kishe dhënë dorëheqjen se Sali Berisha u bë kryetar”, tha Çuçi.Ndërsa Bardhi iu përgjigj Çuçit se mbledhjen e Këshillit tha se mandati i Xhaçkës do dërgohej në GJK, por pasdite ndryshoi qëndrim. “Të mori Edi Rama në telefon dhe në seancë the nuk do ta çojmë. E keni në procesverbal. Ne iu kërkuam të mos e thoni, ju e thatë”, vijoi ai.

Debati në Këshillin e Mandateve

Bledi Çuçi: GJK e ka thënë shumë qartë, çdo referim dhe prekje e kodit penal duhet miratuar me 3/5.

Gazment Bardhi: kur e ka thënë GJK?

Bledi Çuçi: Je jurist, nëse mohon këtë, mohon shkollën që ke bërë. Grise diplomën dhe vazhdo… Mos më ndërpre… Deklarimi i të dhënave të rreme përbën vepër penale. Kjo është përcaktim i pastër penal.

Bledi Çuçi: Je mësuar, një gjë e deklaron sot, e mohon nesër. S’duhet të ishe këtu. Duhet të kishe dhënë dorëheqjen se Sali Berisha u bë kryetar.

Gazment Bardhi: Po ç’punë ke ti se çfarë kam thënë unë për Sali Berishën?

Bledi Çuçi: Është pjesa e integritetit. Ky është një nen që i referohet integritetit të deputetit. Çështjet që lidhen me intetegritetin, referohen në ligjin për integritetin e funksionarit dhe është një ligj që rregullohet me 3/5.

Bledi Çuçi: Aplikacionet nuk përmenden në ligj. Nesër mund të dalë një aplikacion tjetër, do mblidhemi sërish ne? Ta shtyjmë këtë ccështje.

Gazment Bardhi: Për këto ndryshimet e deklaratave, në këtë Këshill erdhe dhe the do ta çojmë Olta Xhaçkën në GJK, pasdite të mori Edi Rama në telefon dhe në seancë the nuk do ta çojmë. E keni në procesverbal. Ne iu kërkuam të mos e thoni, ju e thatë.

Gazment Bardhi: Keni siklet nga SkyEcc dhe EncroChat. Ke qenë ministër i Brendshëm. E turpshme të mos dish metodat si ka komunikuar krimi. Je shef personeli ti që ruan pastrueset kur hyjnë e kur dalin? Unë s’kam përdorur aplikacion, ça implikimi ligjor kam unë? Nuk po akuzojmë. Ka deputetë që kanë përdorur këtë sistem për të komunikuar me krimin e organizuar, janë 10-20 të mbajnë përgjegjësi, 120 të tjerët s’kanë pse të mbajnë baltën e këtyre individëve. Po i fshihni opinionit publik se kush është ajo pakicë që ka përdorur aplikacionet e krimit të organizuar.

Arben Pëllumbi: Zoti Bardhi, ke ndonjë informacion që unë kam përdorur ndonjë nga këto? Nëse jo, atëherë mos më ndërhyj në argument.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKOI ZËVËNDËSIMIN E MASËS SË SIGURISË/ GJKKO “rrëzon” Ilir Beqajn
Previous article VRAU DJE 35-VJEÇARIN ME ARMË GJAHU/ Arrestohet autori, policia: Kishin dalë për gjueti! Tre persona të tjerë…

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT