• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBLIDHET KËSHILLI BASHKIAK NË TIRANË/ 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët
Home
Sociale

MBLIDHET KËSHILLI BASHKIAK NË TIRANË/ 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

30 March, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u miratuan një sërë vendimesh që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, përmes mbështetjes sociale dhe investimeve në shkolla, rrugë, transport publik e hapësira publike.

Në fjalën e saj kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani u shpreh se 230 familje do të përfitojnë ndihmë ekonomike kurse 18 familje do të përfitojnë subvencion qiraje.

“Projektvendimi “Për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6%, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i bashkisë tiranë, për periudhën 1-28 Shkurt, 2026. Projektvendimi propozon miratimin për periudhën 1-28 shkurt 2026. Për këtë periudhë, Njësitë Administrative kanë përzgjedhur 230 familje: 142 familje do të trajtohen me fonde të buxhetit vendor; dhe 88 familje nga fondi i kushtëzuar deri në 6%”, u shpreh Ristani.

Më tej, jo ajo njoftoi edhe vendimmarrjen për trajtimin me subvencionin e qirasë të disa familjeve në nevojë, që nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë.

“Janë depozituar 21 aplikime; Në përfundim të shqyrtimit, komisioni ka vlerësuar se prej tyre janë 18 familje përfituese me dokumentacion të rregullt, të ndarë në: 6 Familje, kryefamiljar/nëna kryefamiljare me fëmijën në ngarkim ku përfshihen edhe vajzat/nëna; 3 Familje/ individë të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit; 4 Familje me anëtarë me aftësi të kufizuar (PAK + KMCAP) dhe pension invaliditeti; 2 Familje në ndihmë ekonomike; 3 Familje në vështirësi ekonomike”, shtoi ajo.

Duke nënvizuar prioritetin që infrastruktura lidhëse me Unazën e Madhe të vazhdojë, Ristani deklaroi se vijon mbështetja për familjet e prekura.

“Sot, ende pa përfunduar projektet, vlera e pronës aty është shumëfishuar, por kur të përfudojë, ajo do të rritet akoma edhe më shumë, pavarësisht kundërshtimeve apo dëshirës së disave. Deri atëherë ne do të vijojmë me mbështetjen e familjeve që nuk zotërojnë asnjë banesë tjetër, pasuritë e të cilëve përjashtohen nga procesi i legalizimit. Deri më tani janë përcjellë në total 159 aplikime nga Njësitë Administrative Nr. 1,3,4,11.Prej tyre, 137 janë miratuar si përfitues nga Këshilli Bashkiak”, u shpreh ajo.

Ndërsa 8 familje do të ndihmohen financiarisht pas dëmeve nga zjarret dhe përmbytjet.

“Është përgatitur lista me 8 (tetë) familje që përfitojnë ndihmë financiare për shkak të dëmeve ndërtimore dhe në orendi/pajisje elektroshtëpiake, si pasojë e fatkeqësisë natyrore”, tha më tej Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës. Një tjetër pikë e rëndësishme që u miratua ishin investimet e shtuara për shkolla, rrugë, transport publik dhe hapësira publike.

“Bashkia e Tiranës do të vijojë zbatimin e politikave që synojnë përmirësimin e hapësirave urbane dhe mjedisit, forcimin e infrastrukturës arsimore dhe rritjen e aksesueshmërisë për grupet e pafavorizuara, rritjen e sigurisë rrugore dhe në shkolla, si dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik, punësimit, zhvillimit rural dhe turizmit. Paralelisht, do të investohet në përmirësimin e rrjetit rrugor, transportit publik dhe kapaciteteve të parkimit, për një qytet më funksional dhe të qëndrueshëm”, deklaroi Ristani.

Gjithashtu, do të shtohen fondet për kompensimin e aboneve për 395 studentë dhe 1,005 pensionistë, si dhe për strehimin social dhe banesat sociale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KTHIM NË VITIN 1976/ Arkivi Qendror i Filmit ndan pamjet e vizitës së Marinellës në Shqipëri: E paharruar
Previous article AKUZA RUSISË/ Zelensky: Po i jep informacione dhe imazhe satelitore Iranit për objektivat e sulmeve

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT