Sot është zhvilluar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku janë marrë një sërë vendimesh të cilat i vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë, por edhe për rijetëzimin e Pallatit të Lojëve me Dorë “Asllan Rusi”,
Mes vendimeve të miratuara ishin ai për “Për miratimin e tavaneve përgatitore të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2026-2028”; “Për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 përqind, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i Bashkisë Tiranë, për periudhën 1-28 shkurt, 2025”; “Për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 përqind, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i Bashkisë Tiranë, për periudhën 1-31 janar, 2025; si dhe “Për dhënien e pëlqimit për autorizimin e Korporates së Investimeve Shqiptare për vijimin e procedurave me qëllim realizimin e projektit të investimit “Rijetëzimi i Pallatit të Lojrave me Dorë “Asllan Rusi”, Tiranë.
Gjithashtu u miratua dhe projektvendi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 131, datë 18.12.2024, të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2025-2027 dhe detajimin e Buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2025”.
Është propozuar dhe përfshirja e një tjetër projekti, riintegrimi dhe mbështetje për familjet vulnerabël, një qasje e qëndrushme. Një projekt që synon të përmirësojë dhe riintegrojë socialisht dhe ekonomikisht familjet vulnerabël duke adresuar shkaqet e situatës së tyre. Prioritet do t’u jepet personave që janë përfitues të ndihmës ekonomike dhe që janë evidentuar si persona në situatë rruge”, – tha ajo gjatë prezantimit të projektvendimeve.


