• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLIDHET FORUMI DEBATIT QYTETAR NË ELBASAN/ Balla: Në mungesë të opozitës, Forumet kanë rëndësi të veçantë
Home
Politikë

MBLIDHET FORUMI DEBATIT QYTETAR NË ELBASAN/ Balla: Në mungesë të opozitës, Forumet kanë rëndësi të veçantë

21 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla së bashku me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile në PS, Alfred Peza, deputetë dhe, Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit morën pjesë në Forumin e Debatit Qytetar të organizuar në Elbasan.

Forumi Qytetar u drejtua nga Arbër Gjeta, i cili vlerësoi praninë e të gjitha grupeve të interesit në këtë tryezë si dhe garancinë që PS mbështet këtë iniciativë, rrjedhimit edhe problematikat që do të dalin prej saj.

Në fjalën e tij, Balla theksoi rëndësinë e këtyre forumeve të debatit qytetar në mungesë të një opozite.

“Për ne formësimi i një forumi debati qytetar këtu në Elbasan është i domosdoshëm. Në fakt, gjithmonë në Elbasan është treguar një pjekuri dhe një lloj bashkëjetese politike e cila ka qenë dhe mbetet një model sesi Elbasani mund të reflektojë më shumë edhe drejt Tiranës, aty ku ka nevojë për komunikim, duke lënë mënjanë ndasitë politike.

Por ky formun që ne nisin këtu e ka burimin nga nevoja e pas zgjedhjeve të 30 Qershorit. E them këtë sepse zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin zgjedhje tipike, ishin atipike. Padyshim që, qoftë në punën e përditshme të Kryetarit të Bashkisë, qoftë në punën e përditshme të Këshillit Bashkiak është shumë e nevojshme që të ketë një konsultim me ekspertë të fushave të ndryshme.

Për mua e rëndësishme është të diskutojmë në forum çështje që lidhen me ligjvënien, por për Kryetarin e Bashkisë janë më shumë çështje që lidhen më adresimin e problematikave që ka qyteti.

Në mungesë të një opozite është shumë e rëndësishme që ne të ulemi në këtë forum herë pas here për të diskutuar.” deklaroi Balla.

Nga ana tjetër Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile në PS, Alfred Peza shpjegoi rëndësinë që kanë për PS të tilla forume të debatit qytetar.

Ideja e adresimit nëpërmjet këtij forumi, të problemeve dhe halleve të komunitetit, drejt përfaqësuesve të pushtetit lokal e qëndror, ka rritur entuziazmin se projekti do të funksionojë në të mirë të së ardhmes së tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RRALLË/ Greqi, të mitur në sallë për të parë "Joker", policia ndërhyn në dy kinema në Athinë
Previous article PAS DËNIMIT NGA DISIPLINA/ Partizanit i rikthehen tifozët për sfidën ndaj "korçarëve", ja çmimi i biletave

F.autor

Postime të ngjashme

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

SHPËRTHIMI NË ELBASAN/ Bashkia do të paguajë qiranë e 15 familjeve të prekura Aktualitet

SHPËRTHIMI NË ELBASAN/ Bashkia do të paguajë qiranë e 15 familjeve të prekura

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT