Pas asamblesë së djeshme të Partisë Socialiste e cila ishte edhe si një lumë kritikash nga Kryetari i saj kundrejt të zjedhurve si: deputetë, kryetarë bashkish e deri te kryetarë e partisë socialiste në rrethe.
Sot PS ka mbledhur kryesinë e saj për të diskutuar rreth vendimeve që u morën dje. Duket se një rëndësi i eshte dhënë fushatës që pritet, por edhe konsolidimit të sekretarëve të rinj.
Çfarë u diskutua sot në mledhjen e Kryesisë:
1.Mbledhja e kryetarëve të bashkive për të parë problematikat e më pas do të bëhet një analizë për zgjedhjet në të gjithë territorin.
- Kryetarët e bashkive të majta të dalin në terren dhe të merren me turin e llogaridhënies.
- Ministrat duhet të jenë të ndjekur edhe në rrjetet sociale duke i dhënë rëndësi dhe aspektit të dixhitalizimit.
- Zgjerimin e partisë duke antarësuar njerëz të rinj.
- Njohja me sekretarët e rinj dhe caktimi i detyrave për secilin prej tyre për nisjen në terren të fushatës.Përgatiti: AlpeNews.al


