Qeveria është zhvendosur në qarkun e Gjirokastrës në një mbledhje dy ditore, ndërsa kryeministri Edi Rama ka dalë një komunikim me mediat.
“Së shpejti fillon by-pass i Tepelenës, por edhe rruga Kardhiq-Delvinë, më në fund bëhet realitet duke nisur nga ky vit. Janë edhe një serë projektesh të tjera në Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, por edhe shumë projekte të tjera në shëndetësi, arsim ku do të ndërtohen disa shkolla. Gjirokastra si qark është edhe pjesë e programit të ‘100 fshatrave’ me 13 fshatra që janë përzgjedhur. Përsa i përket pikës kritike në qytet të rrëshqitjes së dherave, faktikisht për fat të keq nuk ka pasur shumë gatishmëri nga bashkia, por është kapërcyer me studimin e plotë. Ndërhyrja do të bëhet e plotë, ai problem do të zgjidhet njëherë e mirë. Është një shqetësim real për shumë banorë të zonës.”
Video:
ERTV Live😊: Gjirokastër- Komunikim për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave
Gepostet von Edi Rama am Montag, 21. Mai 2018


