• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLEDHJA NË KRYESINË E PD PËR ZGJEDHJET/ Basha thërret Kuvendin në dhjetor. Grida, Salianji e Alibeaj përmbysin zërat kundër të Palokës, Nokës e Ristanit
Home
Politikë

MBLEDHJA NË KRYESINË E PD PËR ZGJEDHJET/ Basha thërret Kuvendin në dhjetor. Grida, Salianji e Alibeaj përmbysin zërat kundër të Palokës, Nokës e Ristanit

20 November, 2018 Isa.Autor Politikë

Partia Demokratike do të mbledhë në 15 dhjetor Kuvendin Kombëtar të saj për të përmbyllur procesin e saj të organizimit. Vendimi është marrë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, pas mbledhjeve të zhvilluara me kryesinë e PD-së.

Përmes një urdhri të brendshëm, Basha ka urdhëruar që këtë fundjavë, në të gjithë vendin, PD të zhvillojë zgjedhjet për kryetarët e degëve në mënyrë që një muaj më pas secili prej të zgjedhurve të ketë të drejtë vote në Kuvendin e PD-së.

Sipas burimeve nga PD, pjesa më e madhe e të deleguarve për procesin e ristrukturimit kanë depozituar në selinë blu propozimet për kryetarët e degëve, ndërkohë që ditën e shtunë dhe të diel do të zhvillohen zgjedhjet e brendshme. Pas zgjedhjes së drejtuesve në seksione dhe grupseksione, përzgjedhja e drejtuesve të rinj të degëve do t’i hapë rrugë krijimit të ekipit të ri të PD-së, që do të jetë në krah të Bashës për t’u kërkuar shqiptarëve votën në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe ato parlamentare.

Mandati i Kuvendit Kombëtar të PD-së ka mbaruar në shtator të këtij viti, ndërkohë që në fund të këtij muaj skadon edhe mandati i dy nënkryetarëve, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani. Kuvendi Kombëtar i PD-së që do të zhvillohet në 15 dhjetor, do të jetë zgjedhor dhe në të do të votohen anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Do jenë anëtarët e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të PD-së, ata që me votën e tyre do të përcaktojnë sekretarin e ri të PD-së, nënkryetarin dhe kryesinë e re të demokratëve. Por vendimmarrja për të organizuar zgjedhje të brendshme në parti nuk ka kaluar me një dakordësi të plotë në kryesinë e PD-së.

DEBATET

Burime nga selia blu sqarojnë se gjatë mbledhjeve të zhvilluara këtë fundjavë, një pjesë e deputetëve demokratë janë shprehur kundër zhvillimit të këtij procesi përpara zgjedhjeve vendore. Sipas të njëjtave burime, Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, deputetët Aldo Bumçi, Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi kanë folur për një efekt boomerang që mund të ketë një proces i brendshëm zgjedhor në një kohë që vetëm tetë muaj më vonë do të jemi përballë zgjedhjeve vendore.

Duke e mbështetur riorganizimin e partisë, deputetët dhe ish-ministrat demokratë kanë listuar risqet për krijimin e pakënaqësive që mund të sjellin zgjedhjet e brendshme në këtë moment. Përballë këtyre zërave kanë qenë zëdhënësja e Grupit të PD-së, Grida Duma, Sekretari i Grupit të PD-së, Ervin Salianji dhe nënkryetari i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Këta të fundit e kanë cilësuar të domosdoshëm përfundimin e riorganizimit të brendshëm në PD për të dalë përballë shqiptarëve me ekipin e ri dhe për t’i dhënë fund çdo aludimi për mungesën e zgjedhjeve në PD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUR SUNDUESIT GRINDEN"/ Telefonata Kadare-Enver Hoxha dhe raporti i shkrimtarit me diktatorin
Previous article Ish-mesfushori legjendar, Seedorf​: Neymari bëri mëkat të tmerrshëm kur u largua nga Barcelona

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK Breaking News

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT