• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLEDHJA NË DURRËS/ Mesazhi drejt Ramës, Basha flet me emra: Nga Dako, tek Balla e Çyrbja
Home
Shqipëri

MBLEDHJA NË DURRËS/ Mesazhi drejt Ramës, Basha flet me emra: Nga Dako, tek Balla e Çyrbja

13 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Grupet parlamentare të opozitës kane nisur seancën paralele nga qyteti i Durrësit.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatët e tij të opozitës së bashkuar jane zhvendosur në Durrës për t’i dhënë një tjetër mesazh qeverisë për bashkëqeverisjen me krimin. Kur ka kaluar një javë nga depozitimi i projektligjit të PD-së për vetingun e politikës, Basha pritet të kërkojë sërish vullnetin e shumicës për të kaluar ligjin në Parlament.

Pjese nga fjala e Bashes 

Nuk e do vetingun se ka për qëllim të largojë nga kuvendi dhe zyrat e larta politikanët e korruptuar dhe të lidhur me të. E kemi dëgjuar dhe ndjerë mbështetjen e plotë të shqiptarëve që e duan vetingun në politikë. Xhafa, Balla, Cyrbja, Rama dhe kushdo tjetër i lidhur me krimin duhet ta dijë mirë. Pretendimet që paraqesin sot, ishin njësoj si të dekriminalizimit, beteja ishte e gjatë por ne ia kemi dalë. Le ti hedhim poshtë mashtrimet e tij dhe politikanëve të tjerë të lidhur me krimin. Pse është normale që vetingu ti nënshtrohet polici më i thjeshtë dhe jo politikanët. Pse nuk na doli problem teknik me vetingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve? SPAK dhe Byroja e hetimit e ka juridisksionin për të hetuar politikanët, prokuroria mund të hetojë familjarët. Gënjeshtra më e trashë që ka qarkulluar, tregon panikun e Ramës, për të justifikuar para shqiptarëve pse nuk pranon vetigun, vetingu nuk ka asnjë ndikim negativ më reformën në drejtësi. Të thuash që vetingu i politikanëve pengon atë në drejtësi është gënjeshtër e trashë, ju kanë rënë të gjitha alibitë, për të pastruar politikën e e lidhur me krimin. Rama i trembet vetingut në politikë, nuk ka e nuk do të ketë asnjë negociatë, diskutim, ulje në tavolinë bisedash me Ramën dhe bandën e tij sa kohë institucionet janë të pushtuar nga krimi dhe politikanët e lidhur me krimin, do luftojmë deri në fund për dekriminalizimin e plotë, me cdo mjet e cdo formë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “GJËRA TË MËDHA PO VIJNË”/ Capital T paralajmëron diçka të madhe! (FOTO)
Previous article MASAKRA E 10 GUSHTIT/ Një muaj pas tragjedisë në Selenicë, ç'po ndodh me Ritvanin

k.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT