Ditën e sotme (2 tetor) do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë dhe jo në Shkodër siç ishte paralajmëruar më herët.
Takimi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në orën 11:00.
Më herët ishte parashikuar të zhvillohej më 25 shtator në Shkodër por për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës u shty.
Në takimin e dy qeverive parashikohet të nënshkruhen 3 marrëveshje “të mëdha” të paralajmëruara nga zëvendëskryeministrja e Kosovës.
Albulena Balaj-Halimaj është shprehur për mediat kosovare se bëhet fjalë për Doganën në Durrës, linjën hekurudhore dhe Hidrocentralin që do të ndërtohet në republikën e Shqipërisë për Kosovën.