Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili ka dhënë një deklaratë për medias pas takimit të opozitës sot në qytetin e Elbasanit. Vasili theksoi se kjo qeveri ka dështuar në reformat e saj dhe sidomos, dështoi në hapjen e negociatave, e ktheu në një ngjarje të hidhur për shqiptarët.
“Ndaj, – vërejti Vasili, – sot opozita ka deklaruar qëndrimin e saj unik lidhur me këtë çështje. Është fare e qartë se nuk do të ketë asnjë hap prapa për këtë problematikë ndaj luftën kundër krimit dhe bandave ne do ta përcjellim në sallën e parlamentit dhe në çdo seancë do të ketë përballje pa kompromis.


