• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLEDHJA E KRYESISË SË PS/ Taulant Balla: Zgjedhje të reja në Kukës, për një asamble të re
Home
Shqipëri

MBLEDHJA E KRYESISË SË PS/ Taulant Balla: Zgjedhje të reja në Kukës, për një asamble të re

20 February, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Sot në orën 18:00 u mblodh Kryesia e Partisë Socialiste, nën drejtimin e kryetarit të partisë dhe njëherësh kryeministër i vendit, Edi Rama.

Kjo ishte mbledhja e dytë për vitin 2018.

Siç edhe AlpeNews.al, bëri me dije më herët, mbledhja pati në fokus riorganizimin e partisë.

Pas mbarimit të mbledhjes, Taulant Balla u shpreh:

“Në disa bashki do kemi proces zgjedhor për drejtuesit e PS. Një nga pikat e rëndësishme ishte analiza e PS në bashkinë Kukës. Kryesia, pasi u njoh me rezultatet e auditit, mori vendimin që në Kukës të gjithë procesin e deritanishëm do ta fillojmë menjëherë nga fillimi. Do krijojmë një Asamble të re socialiste në Kukës pasi u vërejtën mangësi sa i takon barazisë gjinore etj. Partia më e madhe e shqiptarëve duhet të jetë e struktuar edhe në një qark apo bashki, ku duhet t’ju them se rezultati i PS në bashkinë Kukës ka qenë një rezultat shumë i mirë”, u shpreh Balla, ndërsa nuk dha përgjigje nëse Astrit Cengu dhe Ylber Duraku janë përjashtuar nga partia pas protestës kundër të deleguarit Safet Gjici në Kukës.

Sekretari i Përgjithshëm i PS ftoi gjithashtu qytetarët që t’i bashkohen Platformës së Bashkëqeverisjes përmes portalit “Shqipëriaqëduam”, pasi sipas tij aty do të gjejnë zgjidhje për shqetësimet e tyre, ndërsa një tjetër çështje e diskutuar në kryesinë e PS ka qenë edhe çelja e zyrave të bashkëqeverisjes në 9 bashki ku aktualisht nuk ofrohet ky shërbim.

“Qytetarët, përmes Platformës së Bashkëqeverisjes kanë gjetur zgjidhje për problematikat, lidhur me shqetësime qoftë me qeverisjen lokale dhe atë qendrore. Aktualisht në më shumë se 52 bashki, zyrat e bashkëqeverisjes, në ndihmë të këtij procesi janë tërësisht efektive. Për 9 bashki iu kërkua drejtuesve politik të qarqeve, që këto receptorë të bashkëqeverisjes të jenë në punë, ku njerëzit në pamundësi për të hyrë direkt në portalin “Shqipëriaqë duam”, ta kenë atë përmes deputetëve.

Ju bëj thirrje qytetarëve që për një problem me faturën e energjisë, ujit, me hipotekën, ALUIZNI-n, shpreheni atë përmes portalit “Shqipëriaqëduam” dhe do të merrnin zgjidhje. Nga ky portal 30 punonjës hitepokash janë ndjekur penalisht pasi mbanin peng dosjet e qytetarëve, tregon që kjo funksionon”, u shpreh Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zidane merr dy lajme të shkëlqyera para sfidës me PSG-në
Previous article Çfarë i lidh më shumë jashtë familjes? Juliana Pasha dhe kunata, për herë të parë bashkë, në ekran

F.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT