Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave ka qenë në lidhje me statusin e varrezave historike të ushtarëve grekë në territorin shqiptar.
Këtyre varrezave historike do t’ju jepet statusi i vendprehjes së ushtarëve grekë. Ndërsa raportohet nga burime të sigurta mediatike se VKM-ja e miratuar vlen për varrezat e ushtarëve grekë në fshatin Bularat të Dropullit.
Ndërsa një ndër vendimet e tjera të miratuara sot në Mbledhjen e rradhës së Këshillit të Ministrave ka qenë lidhur me zëvendësimin e Godinës së KLSH-së për t’u vendosur stafi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Një tjetër është edhe ngritja e një TaskForcë për për përmirësimin e arkëtimeve të energjisë elektrike në vend.
Në VKM-në e miratuar nga Këshilli i Ministrave është emëruar si Kryetar i Këshillit të Statistikave Znj.Kozeta Sevrani.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr.115/2014, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 3/ç, të ligjit nr.9220, datë 15.4.2004, “Për administrimin e shërbimit të varrimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrit të Brendshëm, ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave”, thuhet në vendimin e qeverisë.”
Përgatiti: AlpeNews.al



