• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
MBI 50 MIJË BIZNESE KËRKOJNË PUNONJËS/ 10 mijë vende të lira pune online, por “fshehin” nivelin e pagave
Home
Ekonomi
Biznes

MBI 50 MIJË BIZNESE KËRKOJNË PUNONJËS/ 10 mijë vende të lira pune online, por “fshehin” nivelin e pagave

11 August, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi

Mbi 50 mijë biznese janë në kërkim të punonjësve të ndryshëm përmes faqes zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, puna.gov.al.

Konkretisht janë 51.325 punëdhënës të regjistruar, numër ky që është rritur ndjeshëm krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit, ku 3 mijë subjekte më shumë janë në kërkim.

Ndërkaq, janë rreth 10 mijë vend të lira pune aktive, për të cilat mund të aplikohet, por ajo që vihet re është se në njoftimet e bizneseve, kanë të renditura kërkesat sipas llojit të punës dhe kualifikimet që duhet të kenë punonjësit, ndësa vetëm pjesa e pagës, e cila duhet shënuar në modelin standard të aplikimit, është bosh, çka tregon që punëdhënësit “fshehin” nivelin e pagesave për të interesuarit.

Kjo mund të ndodhë për shkak të konkurrencës në treg, që të mos krijojnë stepje në aplikime, por ka edhe biznese që ofrojnë paga shumë të ulëta, apo nën pagën minimale prej 24 mijë lekësh.

Ajo që vihet re, është se bizneset kërkojnë më së shumti punëtorë krahu me, një pozicion që në fakt nuk kërkon as kurse profesionale. Paradoksi është që ndërkohë që ka shumë vende të lira në këtë pozicion, shumë punëtorë krahu e kalojnë ditën në zona të ndryshme të kryeqytetit, por jo vetëm, në pritje për t’u punësuar apo për të bërë punë sipas nevojave që mund të kenë qytetarë të ndryshëm.

Nga lista e vendeve vakante të publikuara on line vihet re gjithashtu se ka kërkesë të lartë pë zanate, si rrobaqepës, prestar, fadromistë, xhenerikë, vinçierë, saldatorë, këpucarë, shoferë, hidraulikë, marangoz etj.

Gjithashtu në listën e vendeve të lira të punës e gjejnë veten edhe punëkërkues me profesione që kërkojnë arsim të lartë, si inxhinierë, ekonomistë, specialistë të rrjeteve kompjuterike, bankierë, programues, e deri tek drejtorë. Vendet e punës janë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë dhe të interesuarit e kanë shumë të thjeshtë të aplikojnë, përkrah listimit të kërkesës dhe pasi të shohin kualifikimet e kërkuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPERKUPA E SPANJËS/ SEVILLA është “viktima” e preferuar për BARCELONËN
Previous article "SOT NË JALË"/ Perëndimi fantastik që vjen nga plazhi ku UJI është një mrekulli, por çmimet... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT