• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBI 2 MIJË VAKSINA NË 24 ORËT E FUNDIT/ Më shumë se 790 mijë që nga fillimi i fushatës
Home
Sociale

MBI 2 MIJË VAKSINA NË 24 ORËT E FUNDIT/ Më shumë se 790 mijë që nga fillimi i fushatës

6 June, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 2,038 vaksinime anti COVID, ndërsa gjithsej që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” është arritur shifra e 798,624 të vaksinuarve.

Të dhënat e fundit nga ministria e Shëndetësisë tregojnë se pandemia po largohet të paktën përkohësisht. Në javën e parë të qershorit nuk u shënua asnjë viktimë nga COVID në vendin tonë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit vetëm 5 persona rezultuan pozitiv ndërsa dje vetëm 2. Edhe spitalet COVID duket po boshatisen. Aktualisht po marrin trajtim spitalor vetëm 28 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive. Pak ditë më parë spitali Shefqet Ndroqi iu kthye funksionit të tij para pandemisë për shkak të numrit të ulët të pacintëve që kërkojnë trajtim nga COVID.

Në një intervistë për Report Tv edhe epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se situata me pandeminë e koronavirusit në vend është përmirësuar ndjeshëm e duket se do të kemi jo vetëm një verë të qetë por edhe vjeshta që vjen nuk pritet të sjellë rritje drastike infeksionesh. Sipas epidemiologut, falë numrit të të vaksinuarve dhe të atyre që tashmë e kanë kaluar COVID, kjo vjeshtë nuk do të jetë aspak e ngjashme me atë të një viti më parë.

Java e parë e Qershorit ka regjistruar numrin të ulet të totalit të infektimeve ditore që prej fillimit të pandemisë dhe krahasuar dhe me të njëjtën periudhë të vitit 2020.  E shtuna ka regjistruar dhe numrin me të ulet të infektimeve ditore me 2 raste, e cila nuk ishte hasur që në 18 Maj të 2020, kur është shënuar i njëjti numër rastesh të reja të të infektuarve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAPUN APO SHAMPO? Ja cila është zgjedhja më e mirë për lëkurën tuaj
Previous article PËRPLASEN DY MAKINA NË KAMËZ/ Plagoset pasagjerja, dërgohet me urgjencë në spital

s.autor

Postime të ngjashme

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’…. Aktualitet

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’….

PRETENDUAN LIRIMIN NGA QELIA/ GJKKO rrëzon kërkesën e Lulëzim Pepës dhe Fatjon Markut Aktualitet

PRETENDUAN LIRIMIN NGA QELIA/ GJKKO rrëzon kërkesën e Lulëzim Pepës dhe Fatjon Markut

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-BERAT/ Makina përfundon në kanal, brenda saj tre motra dhe një foshnjë 2-muajshe Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-BERAT/ Makina përfundon në kanal, brenda saj tre motra dhe një foshnjë 2-muajshe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT