• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBI 100 DOZA DROGË GATI PËR SHITJE DHE NJË SHUMË PARASH/ Arrestohet 21-vjeçari në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

MBI 100 DOZA DROGË GATI PËR SHITJE DHE NJË SHUMË PARASH/ Arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

10 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Dealer”, për goditjen e shpërndarjes së drogave në doza të vogla.

Gjatë aksionit të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 janë sekuestruar 115 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa gati për shitje dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm dhe një aparat celular.

Ndërkohë, në pranga ka rënë poseduesi i drogës dhe parave, 21-vjeçari Xh. M., banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa në zonën e Kombinatit, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dealer”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Xh. M., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Thoma Koxhaj”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. M., 21 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 115 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të paketuara në qese farmaceutike, gati për shitje, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Ndërkohë, vijon puna hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRITIKA MINISTRES SË BUJQËSISË/ Braçe: Të rinjëve ju bie më mirë të shkojnë murator në Mal të Zi se sa të punojnë token këtu
Previous article "MË BËRI GJILPËRË"/ Si e masakroi bashkëshorten 56-vjeçari. Avokati mbrojtës zbardh dëshminë e Petrit Mamajt në gjykatë

s.autor

Postime të ngjashme

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT