• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBETJET E GJETURA NË TRAGET/ Kompania italiane: Remontin e bëmë në Kroaci, i sollëm në Vlorë, por s’janë të rrezikshme
Home
Aktualitet
Kronikë

MBETJET E GJETURA NË TRAGET/ Kompania italiane: Remontin e bëmë në Kroaci, i sollëm në Vlorë, por s’janë të rrezikshme

22 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Kompania italiane ‘St.Damian’ që ka në pronësi edhe tragetin e linjës së Brindisit që u bllokua në Vlorë me mbetje të dyshuara toksike dhe kancerogjene ka reaguar pas nisjes së hetimeve nga autoritetet shqiptare.

Agjenti italian Massimo Prudentino në një reagim për ‘Brindisi Report’ mohon që mbetjet të jenë të rrezikshme. Kompania thotë se mbetjet kishin mbetur në traget, pasi kishte bërë remont në Kroaci (Split), por nuk u lanë atje sipas tyre për shkak të nuk kishin kohë dhe vështirësive në kantier për hapësirën dhe as në Itali por u sollën në Vlorë.

Prudentino thotë se “Ato janë mbeturina të gjurmueshme të anijeve, të cilat dërgohen rregullisht. Janë vajra hidraulikë që përdoren për sistemet në bord, materialet e mbetura (leshi) nga punimet e fundit, të paketuara në qese plastike, dyshekë, furça druri, të gjitha gjurmuese, të paraqitura në dokumentet shoqëruese” thotë agjencia.

Në reagim, italianët kanë paraqitur edhe një dokument, që sipas tyre është kontrata që kanë lidhur me kompaninë shqiptare ‘Delfini 1’ për mbetjet. Sipas tyre kjo praktikë vijon prej 10 vitesh.

“Më 19 shkurt 2020, St. Damian kërkoi, sipas praktikës së vendosur gjatë dhjetë viteve të fundit për shërbimin e dorëzimit të mbeturinave për kompaninë vendase shqiptare, në përputhje me rregulloren kombëtare italiane dhe autorizimit nga Ministria shqiptare e Mjedisit. Kompania “Delphin 1″ është pajisur me një kontratë të rregullt me tragetin St. Damian tashmë prej disa vitesh. Kjo kompani kryen shërbimin e depozitimit të mbeturinave për të gjitha anijet në portin e Vlorës, jo vetëm ne”.

Pas zbulimit të rastit janë vendosur në filtër të gjitha firmat e pastrimit, pas dyshimit se “Delfini1” kamuflonte si produkte kimike pastrimi mbetje toksike. Mostrat e materialeve do të analizohen në Institutin e Fizikës Bërthamore. Amianti kancerogjen dyshohet se fshihet pas leshit të xhamit. Ministrja e Mjedisit pezulloi transportin e të gjitha mbetjeve në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONTROLLI NË LOKAL "FUNDOS" DY FIERAKËT/ Arrestohen dy vëllezërit. Ja se çfarë gjen policia (FOTOT)
Previous article 150 STOLA TË DËMTUAR NË "AIR ALBANIA"/ Shikoni momentin kur tifozët i thyejnë dhe i hedhin në fushë (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve Aktualitet

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë Aktualitet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT