• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBËSHTETJA USHTARAKE PËR MOSKËN/ NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni, ose…
Home
Nderkombetare

MBËSHTETJA USHTARAKE PËR MOSKËN/ NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni, ose…

16 May, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Ndërsa bota pret që Ukraina të fillojë kundërofensivën e saj të parashikuar kundër Rusisë, zyrtari numër dy në NATO po paralajmëron Kinën që të mos ofrojë mbështetje ushtarake për Moskën ndërsa Rusia vazhdon agresionin e saj brutal dhe të paligjshëm. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb sjell hollësi.

Të hënën, Britania ofroi një tjetër paketë ndihme për Ukrainën – këtë herë me raketa të mbrojtjes ajrore dhe dronë me rreze të gjatë veprimi – vetëm dy ditë pasi Gjermania njoftoi paketën e saj më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i luftës.

Por ndërsa aleatët ndihmojnë në forcimin e Ukrainës përpara një kundërofensive të parashikuar, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s po paralajmëron Kinën që të mos bëjë të njëjtën gjë për Rusinë, të cilën ai thotë se bota e sheh si agresore të qartë në luftën ndaj Ukrainës.

“Nuk kemi parë ende shenja të dhënies së armëve ushtarake nga Kina për të ndihmuar Rusinë, por e dimë se diskutimet po vazhdojnë. Ky do të jetë një vendim shumë, shumë serioz për Kinën që do të ndikojë jo vetëm në marrëdhëniet e tyre me ne, por në reputacionin e Kinës para pjesës tjetër të botës”.

Pas dimrit të ftohtë, zyrtarët thonë se Ukraina po kryen tani operacione përgatitore përpara sulmit të planifikuar.

“Ne gjithashtu shohim një situatë të paqëndrueshme përgjatë vijës së frontit. Ka tregues për një përparim territorial nga pala ukrainase, në anën perëndimore të Bakhmutit. Ne e dimë se Ukraina ka kapacitetin për të nisur një kundërofensivë të suksesshme, por e dimë gjithashtu se Rusia ka kapacitetin për të bërë një rezistencë të konsiderueshme” tha zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Mircea Geoană.

Ekspertët ushtarakë besojnë se lufta në Ukrainë do të vërë përballë gjithnjë e më shumë sasinë e trupave me cilësisë e mjeteve në muajt e ardhshëm.

“Rusët do të përqendrohen, do t’u duhet të mbështeten tek sasia, tek një numër më i madh të rekrutuarish dhe tek mobilizimi i personave jo të trajnuar mirë, me materiale të vjetra, por në numër të madh. Ukrainasit fokusohen në cilësi me sistemet e armëve perëndimore dhe stërvitjen perëndimore. Ky është ndryshimi i madh”.

Por Komandanti i Lartë i NATO-s për Evropën thotë se ndërsa Ukraina ka dëmtuar rëndë forcat tokësore ruse, forcat ajrore, detare dhe kibernetike të Moskës mbeten kryesisht të paprekura.

“Në fusha të tjera, dëmtimi ka qenë shumë më pak i dukshëm”, thotë gjenerali Christopher Cavoli.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i tha Zërit të Amerikës se aleanca mbetet e përkushtuar ndaj Ukrainës.

“Përparësia numër një është të ndihmojmë Ukrainën të fitojë këtë luftë”.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy thotë se Kievi synon të rimarrë të gjithë territorin ukrainas, ndërsa u zotua të mos sulmojë tokën ruse./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDAL NË DREJTËSINË UKRAINASE/ Arrestohet kreu i Gjykatës së Lartë, akuzohet për ryshfet
Previous article "U ZUNË SE KUSH ËSHTË MË I FORTË"/ Zbardhen detaje nga sherri mes të rinjve në Gramsh

s.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT