• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MBËSHTESIM PROTESTAT, NDALNI DHUNËN…”/ Lea Ypi ndan letrën e hapur të Diasporës Shqiptare për revoltën kundër Ramës
Home
Breaking News

“MBËSHTESIM PROTESTAT, NDALNI DHUNËN…”/ Lea Ypi ndan letrën e hapur të Diasporës Shqiptare për revoltën kundër Ramës

4 July, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

11 organizata shqiptare në Britani letër të hapur qeverisë: Mbështesim protestat, ndalni dhunën ndaj qytetarëve

Njëmbëdhjetë organizata dhe shoqata shqiptare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar i kanë drejtuar një letër të hapur Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, ku shprehin mbështetje për protestat qytetare që kanë vijuar prej më shumë se një muaji dhe dënojnë dhunën policore ndaj protestuesve paqësorë.

Nismës i është bashkuar edhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi, e cila e ka publikuar letrën në rrjetet sociale. Në reagimin e tyre, organizatat theksojnë se protestat paqësore përfaqësojnë një shoqëri civile gjithnjë e më të ndërgjegjshme dhe të organizuar, duke i cilësuar ato si një shprehje të demokracisë në veprim dhe të së drejtës kushtetuese të qytetarëve për të kërkuar llogari nga institucionet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  1. 1
  2. 2
  • Previous
  • Next

“Në protesta marrin pjesë të rinj, prindër, profesionistë dhe studiues, të cilët kanë dalë për të mbrojtur pasuritë natyrore të vendit, hapësirat publike dhe të drejtën për t’u dëgjuar nga institucionet shtetërore. Për këtë arsye dënojmë me forcë çdo formë dhune, frikësimi apo represioni ndaj protestuesve paqësorë”, thuhet në letër.

 

 

Në dokument renditen katër kërkesa kryesore drejtuar qeverisë shqiptare:

Transparencë të plotë për ligjet, vendimet dhe kontratat që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe pasurive natyrore.

Llogaridhënie për shitjen ose dhënien me koncesion të pasurive shtetërore, me konsultim publik dhe mbikëqyrje parlamentare.

Mbrojtjen e interesit publik si parim themelor në politikat e zhvillimit ekonomik.

Nisjen e një dialogu të vërtetë dhe konstruktiv me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe protestuesit.

Letra është firmosur nga UKAP Foundation, Kosovar Albanian Youth Against Violence, British Albanian Culture & Arts Association, Edinburgh University Albanian Society, Albanian Book Lovers Culture Club, Cambridge Uni Albanian Society, LSE Albanian Society, Diasporas Speaking, UCL Albanian Society, Successful Mothers dhe Gjurmë Iliriane.

LETRA E PLOTE:

Të nderuar përfaqësues të Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë,

Ne, shoqatat dhe bashkësitë shqiptare të themeluara dhe me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, shprehim mbështetje për protestat qytetare në Shqipëri dhe dënojmë dhunën policore ndaj protestuesve paqësorë.

Protestat e përditshme paqësore po shpalosin thelbin e një shoqërie civile gjithnjë e më të ndërgjegjshme dhe të organizuar. Mijëra qytetarë shqiptarë, ndër ta të rinj, prindër, profesionistë dhe studiues, kanë dalë në rrugë për të mbrojtur pasuritë natyrore të vendit, hapësirat publike dhe të drejtën për t’u dëgjuar nga institucionet e shtetit.

Këto protesta janë shprehja më e pastër e demokracisë në veprim, e drejta kushtetuese dhe demokratike e çdo qytetari për të shprehur mendimin dhe për t’i kërkuar llogari institucioneve shtetërore.

Është pikërisht për këtë arsye që dënojmë me forcë çdo formë të dhunës, frikësimit apo represionit ndaj protestuesve paqësorë.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh kërkesat thelbësore të lëvizjeve protestuese, të cilat kanë të bëjnë me:

Transparencën e plotë në lidhje me ligjet, vendimet dhe kontratat që prekin mbrojtjen e mjedisit dhe të natyrës, duke përfshirë projektet që ndikojnë në zonat e mbrojtura, lagunat bregdetare dhe ekosistemet ujore të vendit;

Llogaridhënien e institucioneve publike lidhur me shitjen ose dhënien me koncesion të pasurive shtetërore, duke garantuar se çdo vendim i tillë i nënshtrohet shqyrtimit publik, konsultimit paraprak dhe mbikëqyrjes parlamentare;

Mbrojtjen e interesit publik si kriter themelor dhe i panegociueshëm në çdo politikë zhvillimi ekonomik, duke refuzuar modele që i japin prioritet interesave private të ngushta ndaj të mirave kolektive të shoqërisë;

Dialogun e vërtetë dhe konstruktiv me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe lëvizjeve protestuese.

Me respekt dhe me shpresë,

UKAP Foundation

Kosovar Albanian Youth Against Violence

British Albanian Culture & Arts Association

Edinburgh University Albanian Society

Albanian Book Lovers Culture Club

Cambridge Uni Albanian Society

LSE Albanian Society

Diasporas Speaking

UCL Albanian Society

Successful Mothers

Gjurmë Iliriane

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZH NGA LAMPEDUSA/ Papa Leo XIV: Evropa ka përgjegjësi të mbrojë dhe të integrojë emigrantët
Previous article 35 DITË REVOLTË/ Protesta mbarëkombëtare, Diaspora mbërrin në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

ME FLAMUJ AMERIKANË DHE PANKARTA/ Protestuesit i urojnë SHBA-së Pavarësinë: Liria juaj na frymëzoftë Aktualitet

ME FLAMUJ AMERIKANË DHE PANKARTA/ Protestuesit i urojnë SHBA-së Pavarësinë: Liria juaj na frymëzoftë

35 DITË REVOLTË/ Protesta mbarëkombëtare, Diaspora mbërrin në Tiranë Aktualitet

35 DITË REVOLTË/ Protesta mbarëkombëtare, Diaspora mbërrin në Tiranë

I DËNUAR PËR VRASJEN E KAMARIERIT/ Reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E KAMARIERIT/ Reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT