Deputeti Tritan Shehu është shprehur se Kuvendi i 30 prillit ka një rëndësi të veçantë lidhur me konsolidimin e Partisë Demokratike, që sipas deputetit do të kompletohet me zgjedhjen e kryetarit të partisë.
Shehu shprehet se Shqipëria ka vetëm një PD e cila u forcua edhe më shumë në Kuvendin e 30 prillit. Më tej Shehu thekson se Alibeaj humbi mundësinë e tij për të qenë bashkues dhe se mosqenia e tij kryetar grupi nuk do të thotë përçarje për PD-në.
Reagimi i plotë:
Kuvendi i 30 Prillit ka rendesi te vecante ne procesin e formatimit e konsolidimit te PD, gje qe do te kompletohet me zgjedhjen e Kryetarit te partise.
Shqiperia ka vetem nje PD, ate qe u forcua me tej ne Kuvendin e 30 Prillit.
U krye keshtu nje hap i rendesishem edhe perbashkues, proces ky qe vazhdon e do te vazhdoje pa nderprerje.
Uroj KK te dale, por theksoj se edhe ata qe nuk kaluan pragun jane shume te vlefshem dhe pjese e rendesishme PD.
Procesi qe prej dhjetorit eshte nje proces transparent, gjithe perfshires.
Ne Kuvend kishte nje numer te madh deputetesh, disa te tjere nuk moren pjese, por nuk eshte e vertete se ata ju kunder vune atij e procesit.
Jane reth 4-5 prej tyre, Alibeaj, Bardhi, Tabaku, qe qendrojne te ngurtesuar larg, per aresye jo principiale.
Por ky eshte nje proces ne vazhdim, jemi ne nje « tren » qe ecen me «dyer te hapura», qe nuk ndalon.
Ndersa mos qenia e Z. Alibeaj si Kryetar grupi nuk do te thote percarje te PD, perkundrazi.
Z.Alibeaj e humbi shansin e tij per te qene bashkues.
Dokumenti i pare qe firmosi ai si Kryetar i grupit eshte ajo pacavure perjashtimesh e pezullimesh, qe Z.Rushaj nuk pranoi ta firmoste e dha doreheqjen.
Mos harojme se ai nuk ka kerkuar kurre ndjese per ate, perkundrazi i ka thelluar qendrimet percarese.
Grupi Parlamentar eshte nje strukture e PD, shume e rendesishme me deputet e nderuar ne ate, por vendimet politike, strategjike etj, i marrin organet drejtuese te PD.
Parimi universal per cdo deputet eshte te dialogoje me elektoratin e tij, por me tej ta ndjeke ate, ndryshe ben “divorcin” me bazen, nuk merr me votat e saj.
Deputetet jane antare te KK, ne te gjithe te zgjedhurit prej 25 Prillit nen siglen e PD jemi bashke pjese e Grupit Parlamentar, kjo eshte e pa diskutueshme, askush nuk mund ta vere ne dyshim kete.
PD jane masa e njerezve te saj, idete e saj, gje qe tashme eshte e qarte ku qendrojne.
Kjo mase e madhe zgjedh drejtuesit-kjo eshte demokracia.
Dhe pikerisht per te respektuar diversitetin e nevojshem, ne kemi vendosur fraksionet ne parti.
Shumica e dale nga vota merr vendimet politike e strategjike, pakicat respektohen e luajne nje rol te rendesishem.
Ne duhet te perfundojme organizimin e PD para veres, qe me tej t’i pervishemi pregatitjes per zgjedhjet lokale, duke u bashkuar te gjithe e u zgjeruar edhe me te tjere.
Prandaj nuk kemi kohe e mundesi te ndalojme „trenin“, qe ecen me dyer te hapura.
PD ka ditur e mund te bashkohet, edhe kur eshte ndare.
Berisha di e mund te bashkoje.
Ketu flas dhe per bashkepunimin me te gjtha forcat e tjera ne vend, europeiste e pro perendimore, qe duan te luftojne per permbysjen e ketij rregjimi.
Une personalisht mbeshtes Berishen per Kryetar te PD, si te vetmin midis nesh, qe mund te realizoje keto objektiva.
Por secili eshte i lire te vendose kandidaturen, edhe Basha edhe Alibeaj….
Me tej, si ne cdo demokraci, do te vendosi vota e antaresise me 22 Maj.


