Koordinatori kundër terrorizmit në DASH, Nathan A.Sales, ka mbërritur në Shqipëri.
Ai ka takuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe në fokus të bisedës ka qenë pikërisht lufta kundër terrorizmit si dhe garantimi i paqes dhe sigurisë globale.
Dy bashkëbiseduesit kanë theksuar gjatë bisedës domosdoshmërinë për ndalimin e njerëzve që udhëtojnë për terrorizëm.


