Ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.
Më herët kanë dëshmuar, eksperti ligjor i PD Gazmend Bardhi dhe deputeti Ervin Salianji. Deputetët dhe eksperti ligjor janë thërritur pranë organit të akuzës për të dëshmuar në lidhje me përgjimet e bëra publike ku implikojnë vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj në trafikun e lëndëve Narkotike./ AlpeNews.al


