• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBËRRIJNË 20 MIJË VOTA NGA DIASPORA/ Celibashi: Jemi në komunikim me SPAK për problematikat zgjedhore
Home
Politikë

MBËRRIJNË 20 MIJË VOTA NGA DIASPORA/ Celibashi: Jemi në komunikim me SPAK për problematikat zgjedhore

24 April, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë me dije për mediat se deri më tani në KQZ kanë mbërritur 19.025 zarfa votimi nga diaspora, ndërsa deri në fund të ditës pritet që kjo shifër të shkojë në rreth 22 mijë, që përbëjnë 12.5% të numrit total të votuesve.

“Zgjedhësit që e kanë marrë në dorë zarfin janë 154.770, pra 62% e zgjedhësve e kanë marrë dokumentacionin zgjedhor,” u shpreh Celibashi gjatë një deklarate për mediat.

Ai theksoi se problematikat më të mëdha në procesin e shpërndarjes së zarfave janë hasur në Greqi, ndaj sqaroi se kanë ndërmarrë hapa konkretë për adresimin e situatës.

“Kemi kontaktuar kompaninë për ta pasur në vëmendje situatën. Pak më parë patëm dhe një komunikim me përfaqësuesit e saj në Greqi, dhe kemi marrë prej tyre premtimin, që është edhe kontraktual, për një fokus të shtuar në këtë proces”, tha ai.

Ai shtoi se nga 157 mijë votues që kanë marrë fletën e votimit, numri i çështjeve të raportuara është i kufizuar, me pjesën më të madhe të tyre që lidhen me shpërndarjen në disa shtete si Greqia dhe Italia.

Celibashi ka theksuar se KQZ ka një komunikim të vazhdueshëm me SPAK lidhur me hetimet për problematikat zgjedhore, e në këtë kontekst, ai bëri me dije se janë duke u ndjekur disa procedime konkrete që kanë ardhur si rezultat i denoncimeve nga subjektet zgjedhore dhe lajmeve të publikuara në media.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm. Kemi pasur një komunikim për një çështje të caktuar, dhe në një komunikim të sotëm, SPAK mund ta bëjë publik se ka një numër procedimesh që janë duke u ndjekur,” shpjegoi Celibashi.

Celibashi u shpreh gjithashtu për rastet e votuesve që kanë publikuar fotografi të votës së tyre, një praktikë që ai e cilësoi si vepër penale. Komisioneri bëri thirrje për partitë politike që të mos inkurajojnë këto veprime te votuesit e tyre.

“Dua të ribëj me dije që fotografimi i votës dhe ajo çka po ndodh në rrjetet sociale përbën një vepër penale. Nuk jam unë autoriteti që e përcakton këtë, por unë e shoh si një shkelje të ligjit. Publikimi i votës është rreptësisht i ndaluar,” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U SHQETËSUAT PËR FOTOT CULLAK?" Rama flet për Elvis Rroshin: Sikur ishte kriminel. Po tani?! Vrenozi ia lëshoi shqipes…
Previous article QEVERIA MERR VENDIMIN/ Pezullohet marrëveshja me Minskun, bjellorusët nuk hyjnë dot më në Shqipëri pa viza

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT