• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBARUAN PUSHIMET/ E hëna rikthen ligjvënësit në parlament. Ligjet që priten të shkaktojnë…
Home
Shqipëri

MBARUAN PUSHIMET/ E hëna rikthen ligjvënësit në parlament. Ligjet që priten të shkaktojnë…

1 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Të 140 ligjvënësit i rikthehen kësaj të hëne llogoreve politike në Parlament. Pas 4 javëve të një “armëpushimi” të detyruar për shkak të ndërprerjes së punimeve të Parlamentit, të majtë e të djathatë do rinisin betejën politike në Sesionin e III-të të Legjislaturës së IX-të.

Edhe pse seanca e së hënës proceduralisht është thjesht një takim mes deputetëve ku do njoftohen projektligjet e depozituara në Kuvend dhe do të miratohet kalendari i punës, debatet nuk do të mungojnë.


Ditët e para të punës së parlamentit, në komisionet parlamentare do të karakterizohen nga përplasje të forta politike. Dy janë nismat të cilat do të kushtëzojnë qendrimet e palëve. Deputetët do të duhet të diskutojnë mbi dekretin e Presidentiti të Republikës Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend të ligjit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ligj që u kundërshtua me forcë nga opozita, por që u miratua me vetëm votat e mazhorancës. Me shumë gjasa shumica socialiste do të rrëzojë dekretin presidencial, për t’i hapur më pas rrugë zbatimit të ligjit ashtu sic eksponentë të saj kanë deklaruar edhe publikisht.

Një tjetër nismë që do të hidhet për votim në seancë është ligji për magjistratët e rinj, që synon plotësimin e vendeve vakante në sistemin e drejtësisë nga të shkarkuarit për shkak të vetingut. Projektligji kërkon votën e të paktën 84 deputetëve, numër të cilin mazhoranca nuk e zotëron. Përgjatë javëve të fundit të korrikut, para mbylljes së sesionit të kaluar socialistët u orvatën të merrnin mbeshtetje të paktën nga ish-aleatët e LSI-së, por s’ia dolën dot të gjenin emëruesin e përbashkët me ta.

Prioritet në sesionin e ri do të jetë edhe reforma zgjedhore, e cila kërkon konsenus politik. Mazhoranca nga njëra anë këkron me ngulm ligjërimin e votimit të emigrantëve në votime, ndërkohë që opozita këmbëngul në zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhje. Socialistët rëndësi i kanë dhënë edhe depolitizimit të administruesve të zgjedhjeve, por pa specifikuar nëse do të përqendrohen vetëm në komisionet e niveleve të dyta e të treta, apo do kërkojnë shtrirjen edhe në kupolën drejtuese të procesit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

E hëna pritet të karakterizohet nga debate mes palëve, duke u bërë një pasqyrë e asaj çka do të ndodhë në muajt e ardhshëm të këtij sesioni parlamentar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ENI ON TOP"/ Gazetarja rrëfen pse-të e lëvizjes më të fortë të këtij sezoni televiziv: EVOLUIMI është motoja e kësaj faze të karrierës
Previous article SEBI ALLA/ Tre "provimet e vjeshtës" të liderit BASHA: Ekipi i ri, kandidatët për lokalet dhe koalicioni – a do ti kalojë?

k.autor

Postime të ngjashme

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT