Fluks emigrantësh në doganën e Kapshticës. Pas përfundimit të festave të fundvitit në vendlindjen e tyre, emigrantët shqiptarë po përballen me pritjen dhe radhët e gjata në doganën e Kapshticës.
Në dalje të Shqipërisë ka radhë të gjata automjetesh të shqiptarëve që duan të hyjnë në territorin grek, aty ku jetojnë dhe punojnë.
Mësohet se pala shqiptare po punon me 5 sportele, ndërsa ajo greke me vetëm 2 sportele.