• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBAROJNË PUNIMET NË AUTOSTRADË/ Pas Tiranë-Durrës, bllokohet nga punimet një tjetër segment NË…
Home
Sociale

MBAROJNË PUNIMET NË AUTOSTRADË/ Pas Tiranë-Durrës, bllokohet nga punimet një tjetër segment NË…

1 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një tjetër segment i rëndësishëm do të bllokohet pasi do t’i nënshtrohet ndërhyrjes për përmirësimin e infrastrukturës.

Auoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se pas përfundimit të ndërhyrjes dhe hapjes së plotë të Tiranë-Durrës dhe Durrës-Tiranë, ARRSH do të nisë të hënën ndërhyrjen në një tjetër segment shumë problematik, Degëzimi Vorë (shinat e trenit) – Fabrika e Tullave (rruga e vjetër).

Ndryshe nga punimet në autostradën TIranë-Durrës, ndërhyrja në këtë segment është pa afat.

Ato që duhet të devijojnë qarkullimin janë mjetet e rënda dhe autobusët që nuk mund të përdorin këtë aks.

Për më tepër detaje njoftojnë ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.

DEKLARATË 

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se ditën e hënën, në orën 06:00 të mëngjesit do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin të segmentit rrugor Degëzimi Vorë (shinat e trenit) – Fabrika e Tullave (rruga e vjetër) në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të rehabilitimit në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur si dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Bllokimi i askit rrugor dhe devijimi i trafikut do të filloje në orën 06:00 të ditës së hënë datë 02/07/2018. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor ju kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:

1. Trafiku i mjeteve të rënda që vijnë nga Veriu në drejtim të doganës së Tiranës do të vijojnë normalisht nga Fushë Kruja në Doganë dhe do të kthehen përsëri nga i njëjti segment rrugor dhe do të vijojnë sipas destinacionit përkatës.

2. Trafiku i mjeteve të rënda nga Veriu në drejtim të portit të Durrësit dhe Jug do të përdorin segmentin Fushë Krujë-Kamëz-rreth rrotullimi “Casa Italia” – Durrës.

3. Trafiku i mjeteve të rënda nga Jugu, porti i Durrësit, Elbasani në drejtim të veriut do të përdorin segmentin rreth rrotullimi “Casa Italia”- Kamëz-Fushë Krujë.

4. Drejtuesit e autoveturave do të vijojnë te normalisht drejt destinacioneve respektive duke përdorur urën e Vorës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/07/2018/ Çfarë ndodh sot në botë: Nga presidenca e Austrisë te...
Previous article Vjen lajmi i keq për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër, merret vendimi i rëndë

g.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale... Aktualitet

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT