• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Mbappe: Ronaldo ishte idhulli im i fëmijërisë, por tani dua ta mund
Home
Futboll

Mbappe: Ronaldo ishte idhulli im i fëmijërisë, por tani dua ta mund

27 December, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Kylian Mbappe thotë se Cristiano Ronaldo ishte heroi i tij i fëmijërisë, por kjo nuk ndodh më. Mbappe iu dha mundësia të bashkohej me Ronaldon te Real Madridi këtë sezon, por më pas vendosi të bashkohen me klubin e djalërisë, PSG, për një marrëveshje që do të kushtojë 180 milionë euro, kur të bëhet i përhershëm në fund të sezonit. Shfaqjet mbresëlënëse të 19-vjeçarit për Monakon, sezonin e kaluar, dhe PSG-në në këtë sezon, e kanë parë atë si një pasardhës të mundshëm të yllit të Real Madridit, Ronaldo, si një nga yjet më të mëdhenj të botës. Në vend të kësaj, të dy do të përplasen “kokë më kokë” në raundin e radhës të Ligës së Kampionëve, kur PSG-ja do të ndeshet me Real Madridin. Dhe Mbappe po shkon me synimin për ta mposhtur portugezin.

“Ai është një hero nga fëmijëria ime dhe ishte e mahnitshme ta takoja kur vizitova Valdebebas, – tha 19-vjeçari për “Marca”. – Por, unë jam një person shumë konkurrues dhe gjithçka që dua të bëj është të fitoj, të fitoj, të fitoj. Pra, nuk ka rëndësi se kush është para nesh, ne duam të fitojmë. E admirova Ronaldon kur isha më i ri, por tani kjo ka përfunduar. Tani shkoj në “Bernabeu” për të luajtur dhe për të fituar ndaj ish-idhullit tim. Nga dikush që ka fituar pesë herë “Topin e Artë” ju mund të mësoni shumë. Ai është një lojtar i madh, por Neymar është këtu, te PSG-ja, dhe mendoj se është shumë i ngjashëm dhe praktikisht i të njëjtit nivel si Cristiano Ronaldo. Unë mësoj shumë edhe nga Edinson, Cavani, një golashënues shumë i fortë”.

Francezi ka përfituar nga të luajturit së bashku me Neymarin dhe Cavanin, që kur u bashkua me PSG-në në verë, ndërsa thotë se ka vënë re që ylli brazilian nuk është aq egoist, sa shumë besojnë. “Njerëzit nga jashtë shohin një Neymar në fushë, duke bërë truket dhe driblimet individuale. Ju mendoni se është duke u përpjekur të gëzojë veten, se është egoist dhe vetëm mendon për veten e tij, por kur ndani një dhomë të zhveshjes me të, e kupton se nuk është kështu. Është e vërtetë se ai është një person shumë i mirë, se është i interesuar për të tjerët, është shumë i mirë dhe luan me mish e me shpirt për PSG-në. Është e vërtetë se futbolli i tij ka të bëjë me driblimin dhe aftësitë, ndaj nuk mund t’i kërkoni të ndalet, sepse ai e bën shumë mirë këtë gjë. Askush nuk ka dribluar si ai në këtë aspekt të lojës, është një futbollist që mund të fitojë tituj dhe ne duhet të përfitojmë prej tij”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Djali vrau babanë, nëna flet për ish-burrin: Fejzo ishte i dhunshëm, por që kur u bë ajo fejesë…
Previous article Mund t’i njihni edhe ju! Dalin emrat e policëve që u morën me drogë (LISTA)

Q.Autor

Postime të ngjashme

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO) Futboll

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO)

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin Futboll

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT