Aksioni i Policisë për luftën kundër lëndëve narkotike vijon edhe sot.
Një 31-vjeçar nga qyteti i Kurbinit është kapur me 5 doza marijuanë teksa ishte pasagjer në një automjet tip “Volkswagen”
NJOFTIM I POLICISË
Më datë 12.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M., vjeç 31, banues në Adriatik, Kurbin, pasi në rrugën Kune-Shëngjin, nga kontrolli fizik në mjetin tip “Volkswagen”, ku ishte pasagjer, iu gjetën dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e llojit Marijuanë. Neni 283 i Kodit Penal.


