• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBAN NJË PROFIL TË ULËT MEDIATIK/ Kush është drejtori i AntiTerrorit Gledis Nano
Home
Sociale

MBAN NJË PROFIL TË ULËT MEDIATIK/ Kush është drejtori i AntiTerrorit Gledis Nano

7 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Komisioni i Jashtëm i Kualifikimit në polici, i ka hapur dritën jeshile për të vijuar detyrën, Gledis Nanos, drejtor në Drejtorinë e Antiterrorit, në Policinë e Shtetit.

Anëtarët e trupës së Vettingut, kryetar Nertila Sadedini, relator Adriana Meko, anëtar Arta Lleshi gjetën zero probleme në pasurinë, aspektin moral dhe profesional të zotit Nano një oficer karriere në policinë shqiptare.

Gledis Nano u emërua në detyrën e  kreut të drejtorisë të Antiterrorit që prej 17 shkurtit 2016 pas një pune të gjatë dhe eksperiencë 17-vjeçare si pjesë e policisë së shtetit.

Gjatë të gjithë karrierës Nano ka kryer detyra të ndryshme në polici ku ka pasur rezultate në zbulimin e ngjarjeve të rëndësishme.

Në vitin 2013 ka kryer hetimet e dosjes se “Imameve” të arrestuar për terrorizëm, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë si një nga më të suksesshmet në këtë fushë në të gjithë rajonin. Gledis Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit një muaj më parë të diplomatëve iranian nga Shqipëria.

Burime nga Ministria e Brendshme i thanë Top Channel se Gledis Nano së bashku me një tjetër oficer të Antiterrit morën pjesë në nxjerrje  nga Kampi Al Hol në Siri të Alvin Berishës.

Për vetë postin e rëndësishëm që ai mban në krye të Antiterrorit shqiptar, Gledis Nano është trajnuar gjatë të gjithë karrierës së tij nga agjencitë më prestigjioze ligjzbatuese perëndimore dhe në 2017-n është  diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI në Quantico Virginia.

Për vetë natyrën e punës sensitive që bën me ekipin e tij zoti Nano ka mbajtur një profil të ulët mediatik e publik.

I kontaktuar disa herë nga mediat për çështjen  e kthimit të grave dhe fëmijëve nga kampi në Siri është shprehur se

“Nuk them dot një datë të saktë, por po punojmë seriozisht dhe jam gati te shkoj përsëri personalisht  për t’i sjellë fëmijët dhe gratë në atdhe.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DERBI I "MADONINËS"/ Vetëm një gol kundër “Djallit”, Sanchez kërkon të lërë një kujtim
Previous article DERBI I "MADONINËS"/ Conte kërkon zëvendësuesin e "Demin" Lautaro, ja tri opsionet

k.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT