• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBAJTJA ME DETYRIM E MASKËS/ Ç’thonë studimet shkencore për efikasitetin e saj
Home
Sociale

MBAJTJA ME DETYRIM E MASKËS/ Ç’thonë studimet shkencore për efikasitetin e saj

14 October, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Deri tani kemi dëgjuar gjithçka. Maskat janë cilësuar fillimisht si të panevojshme, më pas fakultative, më vonë të domosdoshme dhe në fund të detyrueshme. Edhe në Shqipëri, më në fund mbajtja e tyre është bërë me ligj edhe kur dalim jashtë shtëpisë.

Por pas shtatë muajve përballje me pandeminë çfarë thotë shkenca për mbajtjen e maskës?

Nëse dimë me siguri se mbajtja e maskës spitalore (FFP2) redukton ndjeshëm transmetimin e virusit, ka pak të dhëna se çfarë efekti kanë maskat e zakonshme, ka konstatuar Shoqata Franceze e Higjienës Spitalore.

Pozicionet e shkencëtarëve kanë evoluar hap pas hapi duke iu përshtatur njohjes së koronavirusit të ri. Duke u mbështetur në eksperiencën e Sarsit në Honkong në 2003 studiuesit rekomanduan mbulimin e fytyrës. Ideja se maska mbron edhe atë që e mban edhe atë që është përballë tij, u pranua fillimisht gjithandej.

Po cilat janë provat?

Sipas një studimi të përfunduar në gusht të këtij viti dhe të botuar në faqen e internetit të revistës “Nature” rritja e numrit të përjavshëm të vdekjeve për banor janë katër herë më të ulta në zonat ku mbajtja e maskës është normë ose është e rekomanduar nga autoritetet.

Në korrik një studim i kryer në universitetin e Kalifornisë nga studiuesja e sëmundjeve infektive, Monica Gandhi nënvizonte se mbajtja e maskës zvogëlonte dozën e viruesit që përthith mbajtësi i saj dhe kjo gjë mund të ulë ndjeshëm si ashpërsinë e sëmundjes, po ashtu edhe reaksionin inflamator që vjen prej saj.

Për të përcaktuar efikasitetin e maskave është mirë të njihen tre rrugët me të cilat transmetohet Sars-Cov- 2. Ato janë: me anë të stërklave më të mëdha se 10 micron që dalin kur flasim me zë të fortë, teshtijmë apo këndojmë. Me anë të stërklave të vogla që lëshojmë gjatë frymëmarrjes dhe që bëhen të dukshme për syrin kur është ftohtë. Me anë të prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara.

Dihet se larja e shpeshtë e duarve parandalon me 15% transmetimin thotë infektologu Antoine Flahault, drejtor i Institutit të Shëndetësisë së Përgjithshme në Gjenevë. “Stërklat e mëdha që dalin nga goja bien shpejt në tokë në një rreze per 1.5 metrash. Kështu që po nuk të ranë në sy, në gojë apo në hundë, rreziku prej tyre është i vogël. Prandaj problem përbëjnë stërklat e vogla që shpërndahen me frymëmarrjen, ato që i shohim në një formë reje të zbehtë që del nga goja” thekson ai.

Për ta vizualizuar atë që thotë infektologu Antoine Flahault nuk përdor metaforën me të ftohtin, por atë të një reje tymi cigareje që qëndron për disa kohë në ajër, në një mjedis të mbyllur.

I gjithë problemi është se si të filtrohen ato stërkla që janë më të vogla se 10 micron.

Agjensia e Kombëtare e Sigurimi të medikamenteve në Francë ka arritur në përfundimin se maskat e zakonshme, ato që lahen dhe mund të përdoren disa herë, filtrojnë rreth 90 % të stërklave mbi 3 micron. Por ama ka dhe studime të tjera që nuk e konfirmojnë efikasitetin e maskës sepse është shumë e vështirë që të testohet rëndësia e saj në jetën reale. Infektologu Antoine Flahault përdor sërish figurën e tymit të cigares, për të thënë se mbrojtja me maskë është e pamjaftueshme:

“Nëse ju jeni në një dhomë është më e mirë që ajo të jetë e ajrosur, me dritare hapur, që të jeni sa më larg duhanpirësit dhe të qëndroni sa më pak aty. E njëjta logjikë funksionon edhe për të shmangur infektimin”. Pra ndonëse mendohet se rreth 70% të infektimeve bëhen nëpërmjet stërklave të vogla të një të sëmuri edhe shkenca nuk ka rënë në një emërues të përbashkët lidhur me efikasitetin e mbajtjes së maskave.

“Le Journal du dimanche”-Lapsi.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KOMBËTARJA KA KRIJUAR IDENTITET TË VETIN"/ Kapiteni Berisha: Sot treguam vlera…
Previous article SHQIPTARI KAPET ME ARMË E DROGË NË BRITANI/ Ja vlera marramendëse që mund të fitonte nga aktiviteti i paligjshëm (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj Aktualitet

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë Aktualitet

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT