Që efekti “SELFIE” po bën namin që nga momentet e para që u prezantua me të gjithë përdoruesit e smartphone-ve kjo nuk ka më dyshim.
Alicia Eler, botuese ka marrë vendimin që të botojë një libër lidhur me ‘Gjeneratën e Selfie-ve’. Të paktën kështu quhet libri i cili pritet të botohet.
Në të njëjtën kohë Eler ka thënë:
“Ky botim ka për qëllim të sensibilizojë të gjithë shtresat e mundshme. Nga gratë e dhunuara, deri tek komunitetet LGBTI. Kjo sepse akoma nuk ka një mjet interaktiv që të bëjë për vete të gjitha boshllëqet e shoqërisë. Të paktën selfiet e bëjnë këtë gjë”, ka thënë për BBC botuesja Alicia Eler.
Nga debatet për rrymën Narçiste, deri tek ato se selfiet po bëjnë një shembull të keq në të gjithë botën, këto do të jenë disa prej tematikave që libri i Eler do të shqyrtojë në vetvete.
Përgatiti: AlpeNews.al