• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MAXI PROCESSO 2” NË ITALI/ Gati 400 mafiozë para gjykatës. Për herë të parë edhe 5 shqiptarë në gjyq për Ndraghetën
Home
Breaking News

“MAXI PROCESSO 2” NË ITALI/ Gati 400 mafiozë para gjykatës. Për herë të parë edhe 5 shqiptarë në gjyq për Ndraghetën

17 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një sallë call centeri në Catanzaro në Itali është kthyer në sallën më të madhe të gjyqit në historinë botërore. Aty ka nisur procesi ndaj familjes mafioze Ndragheta ku për herë të parë të pandehur janë edhe 5 shtetas shqiptarë.

Report Tv mëson se 5 shqiptarë do të përballen për herë të parë si pjesë e mafias italiane në procesin historik “Rinascita-Scot”. Pas 3 dekadash Italia hap të dytin ‘maxi-processo’ ndaj mafias, këtë herë Ndragheta.

Mes 400 të pandehurve në këtë sallë do të përballen me akuza për grup kriminal dhe trafik droge disa shtetas shqiptarë si pjesë e familjes mafioze Ndragheta.

Ata janë Robert Lazaj, Alfred Lucaj, Lulezim Shkurtaj, Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj, Floriand Tahiraja.

Këta shtetas u arrestuan në qershor të vitit të shkuar dhe hetimet ndaj tyre kishin nisur prej vitit 2019 nën operacionin e koduar “Rinascita-Scot”. Kjo është hera e parë ku shqiptarët janë të pandehur në një proces kundër familjeve mafioze në Itali. Në të parin, ‘maxi processo’ ndaj Cosa Nostrës nuk kishte.

Ky grup sipas hetimeve ishte përgjegjës të furnizonte italianë me drogë e jo vetëm kanabis nga Shqipëria në tonelata, por po ashtu sigurimin e kokainës nga Amerika latine. Kjo sallë ku do të mbahet ‘maxi processo’ numër dy ndaj mafias në Itali ndodhet në qytetin e Lamezia Terme në rajonin e Kalabrisë pranë Catanzaros, para përshtatjes si sallë gjykimi ka qenë një call center.

Salla ka një teknologji të fundit të përshtatur për masat anti-COVID, realizimin e 150 videocall në kohë reale, ndërsa arsyeja pse është zgjedhur Kalabria sipas hetuesve është për ti treguar besim publikut se aty ku mafia pati aktivitetin aty do jepet drejtësi.

‘Maxi Processo’ apo Mega Procesi është i dyti në Itali ndaj mafias pas atij të mbajtur prej vitit 1986 deri në vitin 1992 ndaj Cosa Nostrës që u rihap më pas edhe me arrestimin e Salvatore Rinës, i njohur si Toto Rino, ose bosi mbi bosat pasi ishte kreu i Komisionit të mafias famëkeqe për vite me radhë.

Këtu mund të gjeni emrat e të gjithë të pandehurve përfshirë edhe 5 shqiptarët. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDAL NË BRITANI/ Gruaja akuzon deputetin se e përdhunoi në zyrën e tij, pas publikimit të lajmit frikësohet për jetën e saj
Previous article INTER-JUVENTUS/ Derbi i Italisë, ja pesë trajnerët më të suksesshëm që drejtuan dy klubet

Delo.autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT