• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MATURA SHTETËRORE 2025/ Shpallen datat për plotësimin e formularëve, A1 dhe A1Z
Home
Sociale

MATURA SHTETËRORE 2025/ Shpallen datat për plotësimin e formularëve, A1 dhe A1Z

5 February, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka informuar sot përmes një njoftimi se aplikimet dhe konfirmimet për “Maturën Shtetërore 2025”, për formularët A1 do të jenë aktive nga 3-12 shkurt dhe për formularin A1Z do të jenë aktive nga data 11-12 shkurt.

Sipas MAS-it, formulari A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore.MHapi i parë është plotësimi i formularit A1/A1Z, në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet.

Formularët A1/A1Z plotësohen fillimisht online nëpërmjet portalit e-Albania, dhe duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti.

Më pas vazhdon në portalin e Maturës Shtetërore sipas një plani kalendar që pritet të publikohet nga MAS.

Plotësimi i formularit A1Z bëhet në shkollat ekzistuese, ku kandidati ka bërë shkollën e mesme ose në shkollën ku e përcakton komisioni i Maturës Shtetërore.

Procesi i plotësimit të formularit A1 dhe formularit A1Z nuk bëhet individualisht nga maturanti, por ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.

Mbikëqyrësi pajiset me kodin përkatës të hyrjes në sistem dhe vetëm pasi mbikëqyrësi fut kodin në sistem, maturanti mund të përfundojë plotësimin e formularit A1.

Referuar kalendarit të ministrisë, gjithçka do të ketë mbaruar më 20 qershor kur të jenë verifikuar dhe konfirmuar në sistem rezultatet e të gjithë maturantëve.

Për aplikimin me A1/A1Z, përgjigjja merret pasi përfundon procesi me konfirmimin, dhe printimin e formularit në shkollë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ARRESTUAR PËR SKANDALIN E MIKROKREDIVE/ Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën për lirimin e Arben Meskutit
Previous article ZHDUKET PA ASNJË ZHURMË 19-VJEÇARI NË MALIQ/ Iu tha familjarëve se do ikte në Belgjikë

s.autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT