• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MATURA SHTETËRORE 2018/ 70 përqind e nxënësve POHOJNË se ka patur celularë. Problem edhe…
Home
Sociale

MATURA SHTETËRORE 2018/ 70 përqind e nxënësve POHOJNË se ka patur celularë. Problem edhe…

11 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Matura Shtetërore 2018 u shoqërua me paligjshmëri dhe problematika.

Ky është konkluzioni i arritur nga organizata “Qëndresa Qytetare”, përmes një ankete online, ku morën pjesë 500 maturantë.

“30% e maturantëve pohojnë se ka pasur valë, telefona dhe internet nëpër klasa. Këtë e vërtetoi edhe nxjerrja e tezës në rrjetet sociale. Gjithashtu 70% e maturantëve pohojnë se ka pasur komunikim mes tyre”, tha Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare”.

Mohimi i së drejtës për të ankimuar notën e provimit është gjithashtu i paligjshëm sipas “Qëndresës Qytetare”. Kjo është arsyeja përse në vjeshtë do t’i drejtohen Gjykatës Administrative, për të shfuqizuar nenin vitin e ardhshëm.

Rast i ngjashëm është edhe vendimi i qeverisë, në prill të këtij viti, për vendosjen e mesatares mbi 7 për 105 programe studimi.

“Penalizohet jo vetëm ai që do të shkojë për mësues, por edhe ai që do të zgjedhë një nga këto 105 programe. Ai që do shkojë për histori nuk është e thënë të bëhet mësues, por mund të ndjekë degën e arkeologjisë, apo të specialistit të historisë”, shprehet më tej Rigels Xhemollari.

Ajo që mbetet e rëndë, sipas “Qëndresës Qytetare”, është se rritja e mesatares në fushën e mësuesisë është e qëllimshme.

“Privati e ofron Ekonomikun e Juridikun me mesatare 6, Stomatologjinë me mesatare 6, degë të cilat publiku i ofron me mesatare 8, 9 dhe 10. Pra, këta nuk kanë nevojë të shkojnë për biologji dhe histori, këta e kanë fare të lehtë situatën e tyre. Me mesataren 6 do të shkojnë të ndjekin Juridikun, Ekonomikun apo Stomatologjinë te privati”, tha Rigels Xhemollari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Nga vjedhja e Thanzës ka fituar më shumë Sali Berisha
Previous article Pas ndarjes nga Benardi, Xheni e BB prezanton dashurinë e re: Jam me... (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi… Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi…

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT