• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MATTHIAS VON HEIN/ Konferenca e Sigurisë e Mynihut – fundi i diplomacisë?
Home
Blog

MATTHIAS VON HEIN/ Konferenca e Sigurisë e Mynihut – fundi i diplomacisë?

19 February, 2018 Redaktor2 Blog

Ka pasur kohë, kur nga Konferenca e Sigurisë e Mynihut dërgoheshin sinjale dakordimi, sinjale shprese. Në këtë Konferencë të 54-t të Sigurisë sinjale të tilla nuk shquan dot. “Buzë humnerës – dhe pas?” ky karakterizim i konferencës e përshkruante fare mirë situatën në botë. Pas tri ditësh është e qartë: sinjalet e kohës së sotme edhe më tej flasin për konflikt; pikëpyetja pas dëshirës së përgjithshme të largimit nga humnera duhet të mbetet. Konferenca e Sigurisë vërtet që e dëshmoi veten si një vend, në të cilin dalin mbi tryezë rreziqet e shumëllojshme të botës, që atyre u vihet aty emër dhe analizohen.

Por duket sikur diplomacia po arrin në fundin e saj. Ndërkohë salla e konferencës është shndërruar në një arenë të narrativave kundërthënëse, të cilat me sa duket qendrojnë në mënyrë të papajtueshme krahas njëra-tjetrës. Dakordim i vërtetë, premisa konstruktive për zgjidhje në fusha polemizuese konfliktesh? Askund!

Ton i ashpër në vend të trajtimit me elegancë

Veçanërisht e qartë kjo u bë në ditën e fundit të konferencës. Fajësime reciproke qenë ato që përcaktuan tonin – në deklaratat e veçuara të kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu, të ministrit të Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif dhe të ministrit të Jashtëm të Arabisë Saudite Adel bin Ahmed Al-Jubeir. Veç kësaj, deklaratat e Al-Jubeirit dhe Zarifit të kujtonin me forcë ato të një viti më parë – një shenjë tjetër për masën në të cilën ka ngecur në vend situata. Vetë shefit të konferencës Wolfgang Ischinger – si diplomat, i detyruar të tregojë optimizëm qoftë edhe të përmbajtur – i mbeti të konstatojë në fund të konferencës, se u dëgjua shumë pak për hapa konkretë për shtensionimin e rreziqeve të shumëllojshme.

Një ditë pas lirimit nga arresti në Turqi të gazetarit Denis Yücel doli në pah sa të papajtueshme mund të jenë pozicionet midis politikanëve gjermanë dhe turq: politikani i të Gjelbërve Cem Özdemir ndaloi në të njëjtën hotel si kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim. Meqenëse truprojet e tij e quajtën terrorist Özdemirin, politikani i të Gjelbërve u vendos nën mbrojtje policore. Paraqitja e ashpër e truprojave turke njihet mirë që prej vizitës së Erdoganit te Trumpi. Që ministri i Jashtëm turk Cavusoglu e akuzoi më vonë Özdemirin se kishte gënjyer, kjo nuk e përmirëson situatën.

Kritika dhe “llafe bosh”

Edhe në raportin e vështirë të Perëndimit me Rusinë nuk ishte diplomacia ajo që mbizotëroi, por kritikat reciproke të papajtueshme. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko e paraqiti Moskën si burim të të gjitha të këqiave në Evropë. Ai kërkoi presion më të fortë ndaj Moskës, u shpreh kundër çdo zbutjeje të sanksioneve dhe dëshiroi që vendi i tij të pranohet shpejt në BE dhe në NATO.

Nga ana tjetër, një ministër i Jashtëm rus tepër i nevrikosur, Sergej Lavrov e akuzoi Evropën për kthim në kohët naziste, i quajti padijet amerikane për shkak të ndikimit të zgjedhjeve si “llafe bosh” dhe deklaroi përballë planeve amerikane për armatim se Rusia natyrisht që është e detyruar të bëjë të njëjtën gjë.

Delegacioni i SHBA e ndiente veten – me përjashtim të ministrit të Jashtëm John Kerry – në pozicion moral sipëror. I pangacmuar nga ndonjë pasiguri në vetvete, ai i dha shuplaka të ashpra Rusisë dhe Iranit – pa u përpjekur dukshëm të tregonte se i kuptonte pikëpamjet e kundërta – u fokusua te presioni dhe fuqia ushtarake. Diplomacia, për këtë evropianët janë ankuar disa herë përballë SHBA, duket se ka pak rëndësi për Uashingtonin. Këtë e tregojnë edhe shkurtimet në buxhetin e ministrisë së Jashtme. Por kur bisedimet – nëse ka fare të tilla – duhet të zhvillohen vetëm nga pozicioni i sipërisë ushtarake, atëherë nuk janë biseda, por diktate.

Gjithsesi: Krahas 30 paneleve shpesh dëshpëruese në sallën e konferencës pati edhe rreth 1000 takime bilaterale në dhomat e hotelit Bayrischer Hof. Për këtë shkak Wolfgang Ischingeri e krahasoi pjesën zyrtare të konferencës me “majën e ajsbergut”. Le të shpresojmë që kjo majë nuk është përfaqësuese për pjesën nën ujë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FATMIR XHAFAJ/ Pas policisë, në Vetting do kalojë dhe politika. Procesi të nisë nga unë!
Previous article Njihuni me çiftin që paguhet për të bërë seks në hotele të ndryshme (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT