Matteo Salvini në një letër dërguar redaksive të mëdias Italian bën një bilanc më shumë se pozitiv të administrimit të “krizës së emigrantëve” nga Ministria e Brendshme nën udhëheqjen e tij.
“Nëse u referohem shifrave në raport me një vit më parë, në brigjet e Italisë kanë zbarkauar 3,716 refugjatë nga 31,421 vitin që shkoi”, shkruan ai.
Në letrën drejtuar mediave, Salvini thekson se në bordet e anijeve me emigrantë ka dhunë duke përmendur edhe dy të arrestuarit ditën e djeshme pas kaosit të shkaktuar.
Salvini tregon se frenimi i emigrantëvë eshtë përë përmes një plan-strategjie të mirëstudiur duke shtuar se ai ka një ide që do të zgjidhë përfundimisht këtë problem.
Forcimii “Komisionit Territorial” me 270 funksionarë do të rritet me 170 të tjërë, duke diferencuar refugjatët nga klandestinët e paligjshëm.
Këtyre të fundit nuk do t’u lejohet as aplikimi për azil.
“Ne parashikojmë që do të intensifikojmë monitorimin e qendrave të pritjes në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar Anti-Korrupsion.
“Nuk duam të tregohemi çnjerëzor, thjesht duam të jemi në përputhje me vendet e tjera evropiane”.”Nga 35 € në ditë për një emigrant ne do të zbresim në rreth 25 ,pa ulur shërbimet e duke kursyer 500 milionë euro në vit dhe duke investuar më pas në siguri ” e mbylli letrën Salvini.