• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MATTEO SALVINI I SUEDISË/ Një profil i Jimmie Akesson, nga varësia e lojërave të fatit te “lufta” me emigrantët
Home
Europë

MATTEO SALVINI I SUEDISË/ Një profil i Jimmie Akesson, nga varësia e lojërave të fatit te “lufta” me emigrantët

10 September, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

 

 

Në fjalorin e tij politik nuk ka asnjë fjalë raciste, por në programin elektoral të partisë së tij parashikohej pezullimi total i të drejtës për të kërkuar azil në Suedi dhe shkurtim buxheti për të huajt që jetojnë atje. Në fushatën elektorale, lideri i partisë Demokratët Suedezë, Jimmie Akesson, propozoi daljen e vendit nga BE-ja. Idetë e tij gjetën mbështetje te 1 në 5 suedezë. Këtë treguan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të të dielës, që e rendisin të dytën partinë e ekstremit të dhjathtë (me 18% të votave).

“Il Messagero” ka bërë një profil të 39-vjeçarit suedez, që synon t’u bashkohet figurave të njohura populiste në Europë si Metteo Salvini dhe Viktor Orban.

Thembra e Akilit për Akesson është pasioni për videopokerin. Sipas Radios Suedeze, në vitin 2014, ai ka humbur në lojën online plot 70 mijë dollar. Akesson e ka akuzuar radion se ka tentuar t’i prishë imazhin me lajme të tilla.

Para se t’i hynte politikës, Akesson ishte një dizajner rrjeti. I biri i një menaxheri dhe një asistenteje sociale, ai e nisi universitetin por nuk e mbaroi. Kundërshtimi me forcë i emigracionit ka qenë për vite me radhë kali i tij i betejës. Megjithatë, është gjithnjë i kujdesshëm që ky qëndrim i tij dhe partisë që drejton të mos hyjë në terrenin e racizmit. “Nuk jemi racistë, nuk jemi ksenofobë. Të gjithë ata që mbanin qëndrime ekstremiste janë larguar nga partia që në 2010-n”, thotë ai.

I rritur në një vend që mirëqenien e ka pasur gjithnjë pikën e fortë, Akesson ka një tjetër ide për shtetin social. Ai mendon se duhet një shtet ekskluziv, që e vë theksin te mbrojtja e qytetarëve skandinavë. Të tjerët jashtë. Duket se ky qëndrim ka gjetur mbështetje në vendin me 10 milionë banorë, që në vitin 2015 u hapi derën 160 mijë emigrantëve.

Rritja e partisë së tij shënon nisjen e një periudhe pasigurie në Suedi. Me një qeveri të dobët që pritet të formohet, mundësia e zgjedhjeve të reja dhe rreziku që nacionalistët e Akesson të ndryshojnë ekuilibrat mbeten reale në muajt e ardhshëm. Kjo nuk do të ishte hera e parë që Akesson rrezikon qeverinë. Në vitin 2014, kur kishte më pak vende në Parlament, partia e tij bllokoi një ligj të propozuar nga qeveria e kryeministrit Lofven dhe vendi rrezikoi të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIGA E KOMBEVE/ ANGLIA do të presë ZVICRËN për të shmangur “krizën”
Previous article PLAS TEK ITALIA/ Pas KRITIKAVE, vjen NDËSHKIMI: Ja masa e trajnerit Mancini për Balotelin

k.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT