Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Mat në prag të Vitit të Ri.Fëmija 4 vjeç L.K. ka rënë në pusin e mbushur me ujë dhe ka gjetur vdekjen.
Burime nga policia bënë me dije paraprakisht se ngjarja dyshohet të jetë aksidentale, pasi 4-vjeçari ka qënë duke luajtur në oborrin e shtëpisë së tij.
Trupin e të miturit e kanë gjetur vetë familjarët ditën e djeshme.
Njoftimi i policisë:
Policia e Matit, ka marrë informacion se një i mitur ka rënë në pusin e mbushur me ujë pranë banesës, dhe ka gjetur vdekjen.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se: Me datë 29.12.2017, rreth orës 15.30, i mituri L.K, rreth 4 vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë, Klos, ka dalë nga banesa dhe duke luajtur dyshohet se ka rënë në pusin e mbushur me ujë në oborrin e shtëpisë dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i të miturit është konstatuar nga familjarët mbrëmjen e djeshme rreth orës 18.30.
Paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale. grupi hetimor vijon hetimet në vendin ngjarjes, për zbardhjen e plote te rrethanave të ngjarjes.
Përgatiti:AlpeNews.al


