Prej 4 ditësh ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambientet e hapura dhe të mbyllura.
Por ka patur edhe shumë qytetarë që nuk e kanë zbatuar këtë rregull, pasi në 4 ditë janë vendosur 2811 gjoba.
Ministri Sandër Lleshaj me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka bërë apel qytetarëve për mbajtjen e maskës, pasi kjo mund të ulë rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Për sa i përket vendosjes së gjobave nga policia, ministri shprehet se policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës.
“Mbajtja e maskës është sot gjëja më e vogël, por edhe më e madhe që secili mund të bëjë për të frenuar rrezikun e përbashkët që na vjen nga Covid-19.
Policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës.
Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë”, shkruan ministri Sandër Lleshaj.


