“Getty Images” ka publikuar foton e rrallë të maskës së diktatorit Hoxha.
Mbështetur në një bllok të bardhë, maska e përgatitur në materialin allçi është një prej sendeve që kanë mbetur nga vdekja e ish-dikatorit shqiptar.
Fotoja është shkrepur nga Gent Shkullaku, ndërsa është publikuar mëngjesin e sotëm në “GI”.
Maska është krijuar nga skulptori Ardian Isufi, i cili më parë e kishte publikuar në ekspozitën e tij në 2015-ën, me titull “Anti-Homazh”.
/ALPENews.al