• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mashtruan kambistin, me 140 mijë € false, gjeorgjianët shpallen në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

Mashtruan kambistin, me 140 mijë € false, gjeorgjianët shpallen në kërkim

16 November, 2017 k.autor Kronikë

Dy shtetas gjeorgjianë përkatësisht 54 dhe 63 vjeç janë autor të mashtrimit me 140 mijë euro false, valutë kjo e këmbyer në një zyrë këmbimi valutor në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, gjatë muajit Korrik 2017.

“Report Tv” ka siguruar fotot ekskluzive të parave false të sekuestruara nga policia, ndërsa në respekt të sekretit hetimor ka vendosur të mos publikojë emrat e dy shtetasve në kërkim.

Image

Ata janë me shtetas gjeorgjiane dhe kanë qëndruar në Shqipëri 10 ditë deri në finalizimin e mashtrimit me 140 mijë euro false mesditën e 30 korrikut. Janë këto fotot ekskluzive të provave materiale të sekuestruara nga policia, ku siç shihni mbi tryezën e zyrës së këmbimit valutorë kanë mbetur paratë në prerje 500 euro në dy topa, zarfi dhe çanta e zezë me të cilën Gjeorgjanët kanë bërë ndërrimin e parave në fund.

Por si ka funksionuar kjo skemë mashtrimi? Sipas hetuesve autorët nga Gjeorgjia kanë këmbyer disa herë para në këtë zyrë nga dollar në euro në vlera 1500, 2000, dhe 6000. Ditën që kryen goditjen me 140 mijë euro false ata sipas hetuesve kanë përdorur teknikën e ndërrimit të pakove me para duke marrë paratë e rregullta nga tryeza e kampistit dhe duke lënë aty një çantë të përafërt me euro false, siç dhe shihni në këtë foto ekskluzive.

Për këta shtetas policia shqiptare ka vendosur ti drejtohet dhe Interpol me një kërkesë zyrtare për ti arrestuar, pasi fill pasi kanë mashtruar kambistin duke i marrë 140 mijë eurot ata kanë lënë Shqipërinë duke u larguar nga vendi nëpërmjet kufirit tokësorë drejt Kosovës.

Si provë materiale hetuesit kanë sekuestruar dhe dy gota qelqi sic dhe shihni në këtë foto me të cilat teksa kanë numëruar paratë dhe kanë ndërruar pakot nga euro origjinale në false, gjeorgjianët kanë pirë dhe raki në zyrën e këmbimit valutor.

Ndërkohë burime nga Zyra e Interpol bënë me dije për “ReportTv” se këta shtetas pjesë e një rrjeti kriminal që kanë këmbyer e mashtruar me euro false në Shqipëri pak ditë më parë të njëjtën skemë dyshohet se e kanë përdorur edhe në Maqedoni.

Autoritetet maqedonase janë njoftuar nga pala shqiptare për të dhënat e gjeorgjianëve dhe pritet që ata të ndalohen pasi prej më shumë se 4 ditësh janë në kërkim edhe nga policia atje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hahn: Të shfrytëzohet momenti për përfshirjen e Ballkanit në BE
Previous article Ylli 20-vjeçar i “YouTube” blen shtëpi 6.9 mln dollarë

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT